Ja si ndodhi shpërthimi në sheshin e Prishtinës

10.12.2016 00:05:03
Nga lajmi zyrtar mësojme se mjeti që ka shkaktuar shpërthimin në sheshin “Zahir Pajaziti” ka qenë një fishekzjarre e madhe e kombinuar me disa përberës tjerë duke shkaktuar thyerjen e disa xhamave.

Shpërthimi siç edhe e konfirmoi Policia, ka ndodhur rreth orës 22 e 10 minuta dhe i njëjti ka shkaktuar panik te qytetarët pasi që në atë kohë ishte edhe koncerti i Trojës në shesh.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ekipet policore janë ende në vendin e ngjarjes.