Jam femër, jam myslimane, jam emigrante: Këto janë arsyet përse votova Donald Trumpin!

11.11.2016 21:50:25

Shumë gjëra janë thënë për “mbështetësit e heshtur të Trump”. Ky është rrëfimi im, dhe shpjegimi pse votova atë. Jam 51 vjeç, emigrante dhe myslimane. Nuk jam raciste, shoviniste, supremaciste e bardhë apo ndonjë gjë tjetër, siç po quhen votuesit e Trump.

Në dimrin e 2008, si një liberale prej kohësh dhe një bijë krenare e Virxhinias Perëndimore, një shtet i lindur në anën e duhur lidhur me historinë e skllavërisë, kalova në anën historikisht konservatorë, vetëm pse shteti ndihmoi që të zgjidhej Barack Obama si i pari presidentin me ngjyrë.

Por që prej atëherë i kam mbajtur sekrete preferencat e mia elektorale, dhe kam qenë gjithmonë në mbështetje të Donald Trump.

Të martën në mbrëmje, disa minuta para se kutitë të mbylleshin në shkollën fillore “Forestville”, një zonë shumica demokrate, unë u futa në qendrën e votimit, mora një laps në gishtat e mi dhe qarkova emrin e Donald Trump dhe zëvendësit të tij Mike Pence.

Pasi Hillary Clinton mori në telefon Trumpin për ta uruar për fitoren, një mikeshë në Tuitter shkruajti një mesazh ku thoshte se ka miliona amerikanë që nuk ndajnë urrejtjen, ndarjen dhe injorancën e Trump. “Turp për ata që e bëjnë”, shkruajti ajo.

Teorikisht ky grup do të më përfshinte edhe mua, por nuk më përfshin. Unë e kundërshtoj ndarjen, injorancën dhe urrejtjen. Unë mbështes qendrimin e Demokratëve lidhur me abortin, martesat homoseksuale dhe ndryshimin klimaterik.

USA Asra Nomani

Por unë jam një nënë beqare që nuk mund të përballoj sigurimin shëndetësor nën “Obamacare”. Programi i presidentit Obama nuk më ndihmoi mua. Të martën, unë udhëtova për në qendrat e votimit si mijëra bashkëqytetarë të mi që mezi ja dalin fundit të muajit, pas tetë vitesh nën administratën Obama.

Më në fund, si një mylsimane liberale që kam përjetuar vetë ekstremizmin, kam qenë kundër qëndrimit të Obamës lidhur me të ashtuquajturin Shtetin Islamik. Sigurisht që retorika e Trump lidhur me këtë çështje ka qenë shumë e ashpër, por për mua, më shumë është ekzagjeruar nga shtete si Katari apo Arabia Saudite dhe mediat e tyre si Al Jazeera. Ekstremizmi islamik realisht ka pushtuar botën dhe duhet luftuar me çdo kusht.

Në mes të qershorit, pas sulmit vdekjeprurës në klubin e homoseksualëve, Trump bëri një mesazh në rrjetet sociale me stilin e tij tipik: “A do të përmendë Obama më në fund termin terrorizëm islamik? Nëse jo, të japë dorëheqjen”.

Por CNN dhe kandidatja Hillary Clinton duket se “hidhnin vallen” e Obamës, duke thënë: “Nga këndvështrimi im, rëndësi ka çfarë ata bëjnë dhe jo çfarë bëjnë. Kapëm Bin Ladenin dhe nuk ka rëndësi si e quan, islamizëm radikal apo xhihadizëm radikal”.

Në mes të tetorit, ishte një email i 17 gushtit 2014 që zbuloi Uikileaks, që përfundimisht më helmoi dhe më mbushi mendjen përse nuk duhet të votoja Hillary Clinton. Në të, Clinton i thoshte ndihmësit Podesta “Ne kemi nevojë të përdorim inteligjencën tradicionale dhe atë diplomatike për t’i bërë presion Katarit dhe Arabisë Saudite që po ndihmojnë financiarisht dhe logjistikisht Shtetin Islamik”.

Zbulimi i donacioneve shumë milionë dollarëse të bëra në Fondacionin Klinton nga Katari dhe Arabia Suadite e vrau përfundimisht simpatinë time për zonjën Clinton.

Po, unë dua paga të njëjta mes femrave dhe meshkujve. Jo, unë jam kundër murit me Meksikën dhe planin për të përzënë myslimanët. Por unë besoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk e ha hiperbolën politike që e cilësoi Trumpin dhe mbështetësit e tij si të djallëzuar.

Provova të shpjegoja në Tuitter përse do votoja Trump, por të gjithë mbështetësit e Clinton më quajtën “qafëkuq”.

Disa ditë para votimit një gazetar nga India më shkruajti ne email: Si është të jesh një myslimane në Amerikën e Trumpit?

I shkruajta se si një vajzë indiane, të mbërrija në Amerikë në moshën 4-vjeçare në 1969, nuk kisha aspak frikë të jetojë në Amerikën e Trumpit. “Kontrollet dhe barazia dhe historia jonë e pasur e drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut, kurrë nuk do të lejojnë që të shkelen të drejtat e askujt, dhe për këtë jam e bindur”, i shkruajta gazetares indiane.

Ajo që më shqetësonte më shumë ishte se si do të ndikonin diktaturat myslimane të Katarit dhe Arabisë Saudite, në Amerikan e Hillaryt.

Këto diktatura nuk janë shembuj shndritës të një shoqërie progresive dhe me të drejta për qytetarët e vet.

Ne duhet të ngrihemi në këmbë me kurajo kundër urrejtjes jo vetëm ndaj myslimanëve, por edhe urrejtjes nga myslimanët kundrejt kujtdo apo çfarëdo, i përfundova mendimin tim gazetarit indian, transmeton tema.

Emaili nuk i shkoi herën e parë. Unë nuk e ridërgova, duket pasur frikë nga një shpërthim inatçor i tij ndaj meje. Por atëherë, unë shkova dhe votova.

Asra Q. Nomani është një ish gazetare e Wall Street Journal dhe bashkëthemeluese e Lëvizjes për Reformimin e Myslimanizmit