Forcat ruse sulme në Alepo, 11 të vdekur dhe 40 të plagosur

03.08.2016 18:12:46

Njoftohet se 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga avionët e ushtrisë ruse në zonat e vendbanimeve në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Alepo të Sirisë.

Ibrahim Ebu Lejs, një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile në Halep në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në sulmin e ndërmarrë nga avionët rusë në lagjen Ensari në qendër të Alepo kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë.

Ai ndër të tjera u shpreh se si pasojë e sulmit një ndërtesë është shembur, ndërsa nën rrënoja kanë mbetur persona ku ekipet e mbrojtjes civile janë duke u përpjekur ti shpëtojnë.

Gjithashtu Ebu Lejs u shpreh se si pasojë e sulmeve të avionëve rusë në rajonin Etarib në perëndim të Alepo kanë humbur jetën 3 persona si dhe janë plagosur 14 të tjerë duke përfshirë gra dhe fëmijë. Sipas tij janë plagosur edhe katër persona si pasojë e sulmit të ndërmarrë ndaj dy automjeteve që transportonin ndihma humanitare në afërsi të rajonit Etarib.

Duke vënë në dukje se avionët dhe helikopterët rusë kanë sulmuar me bomba “fuçi, vakum dhe thërrmuese” lagjet Sukkeri, Maadi, Bustan el Kasr me Kadi Asker të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep, Ebu Lejs ka shtuar se “avionët luftarake të regjimit dhe të ushtrisë ruse bombardojnë kryesisht vendbanimet ku ndodhen civilët në rajonet që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në Alepo”.