Australia, eksperimente njerëzore

03.08.2016 18:13:25

Në intervistat e tyre me refugjatët, të mbajtura në ishull dhe të publikuara sot, Amnesty dhe Human Rights Watch, dokumentojnë tregime të frikës, zemërimit dhe dëshprimit.

“Njerëzit këtu nuk kanë një jetë të vërtetë, ne vetëm po mbijetojmë, ne jemi shpirtra të vdekur në trupa të gjallë.” I tha një grua studiuesit. “ Ne jemi vetëm lëvoret. Ne nuk kemi ndonjë shpresë ose motivim”

Gjatë vizitës së tij në ishull, njëri nga përfaqsuesit e Human Rights, Bochenek, tha se refugjatët i thanë atij se po përjetonin ngacmim të rregullt nga vendasit, trajtim mjeksor të dobët, dhe se shpesh diskutojnë për të bërë vetvrasje, madje edhe fëmijët 10 vjeqar.

 

Çka po ndodhë në mendjen e dhjetëvjeqarit që po mendon për ta vrarë veten?!” tha Bochenek.

Më shumë se 20 refugjatë të intervistuar nga studiuesit thanë se ishin grabitur ose sulmuar nga vendasit, përfshirë dhe një njeri të goditur me hanxharë në kokë.

aa-132-696x395

Një grua me sëmundje kronike që i shkaktoj asaj gunga në gjoks dhe në mitër, tha që kurr nuk mori trajtimin e plotë në spital. Por u detyrua të kthehej në kamp.
“Kur unë isha në Australi, mjeku im tha që unë duhet të operohem në gjoks, por ata më kthyn përsëri në kamp. Problemet e mia u përkeqësuan…  ata më dhanë disa pilula, por ato nuk po funksionojnë. Unë ndjej dhimbje të vazhdueshme dhe nuk mund të ha asgjë.” tha gruaja.
Hulumtuesit  thanë se fëmijët atje vuanin nga probleme të rënda të shëndetit mendorë, si urinimi në shtrat, dhe ndërprerja e plotë e komunikimit. Shumica prej tyre përballeshin me ngacmime të vazhdueshme në shkollë. Disa azilant të rinjë thanë për Amnesty International dhe Human Rights Watch,  se si rezultat i kësaj ata kishin ndaluar shkollimin./ CNN, fokusi.org.

Capture