Janë gjetur në veri të Mitrovicës pjesë të veturave të vjedhura në Prizren

15.02.2017 11:22:03

Sipas njoftimit që ka shpërndarë Zyra për Informim e kësaj policie, thuhet se në Mitrovicë janë gjetur pjesë të veturave të vjedhura më 15 dhe më 18 janar në Prizren.

Këto pjesë janë gjetur në veri të Mitrovicës, teksa ishin planifikuar të shiteshin për pjesë, përcjellë fokusi.org.

“Në vazhdën e hetimit  të vjedhje të kryera nga grupi tanimë i arrestuar Bytyqi-Rama, janë zbuluar detaje të reja edhe për dy vjedhje të veturave që patën ndodhur me datën 15 dhe 18 janar në Prizren  dhe bëhej fjalë për një veturë të llojit Opel kadet GSI dhe një Golf III. Janë gjetur pjesë të këtyre dy veturave në Mitrovicën Veriore në pronësi të  një të dyshuari i cili automjetet e vjedhura i kishte shitur për pjesë. Policia i ka sekuestruar këto pjesë dhe pas ekzaminimeve të nevojshme do t’i përdor në cilësi të provës materiale kundër të dyshuarve.” – thuhet në njoftimin e policisë regjionale në Prizren.