Jean-Claud Juncker: Evropa përgjithmonë do të përkujtojë sulmet terroriste në Bruksel

Jean-Claud Juncker: Evropa përgjithmonë do të përkujtojë sulmet terroriste në Bruksel

22.03.2017 12:46:42

Evropa përgjithmonë do të kujtojë sulmet terroriste në Bruksel të 22 marsit 2016 dhe viktimat e tyre, tha të mërkurën kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker, dhe shtoi se terroristët nuk patën sukses pasi që evropianët zgjodhën që të mbrojnë vlerat e tyre.

Juncker në kumtesë ka shtuar se banorët e Brukselit dhe belgët janë përballur me dhunë të pakuptueshme, por me mbështetjen e të gjithë popujve të Evropës ia arritën të mos humbin shpresën.

Ai u ka bërë thirrje evropianëve që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, duke theksuar se u kanë borxh viktimave të sulmit.

Në selinë e KE, Juncker dhe zyrtarët tjerë evropianë nderuan viktimat e 22 marsit me një minutë heshtjeje, ndërsa në afërsi të selisë u zbulua përmendorja kushtuar viktimave të këtij sulmi.

Ndryshe, në sulmet terroriste në metronë në Bruksel para një viti kishin humbur jetën 32 persona.