Jozefina Topalli: Nuk u plotësua kuorumi, sot u rrëzua Basha dhe statuti i tij

29.04.2018 18:18:17
24 VJETORI I PD - Deputetja e PD Jozefina Topalli dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate ceremonise festive te 23 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike, PD, ne hotel Sheraton./r/n/r/n24 ANNIVERSARY OF THE DEMOCRATIC PARTY - Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha and Lawmaker Jozefina Topalli, during the ceremony festive for 24 anniversary of the founding of the Democratic Party, at Sheraton Hotel.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se Lulzim Basha është rrëzuar këtë të dielë gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, së bashku me Statutin e Bashës, siç e cilëson ajo, për shkak të mungesës së kuorumit.

Duke theksuar se Salla e Kongreseve ka rreth 2.500 karrige, shumica e të cilave ishin bosh, sipas konstatimit të Topallit, gjatë të gjithë votimit, ish-nënkryetarja e PD-së e rikthyer rishtazi në strukturat e partisë fton Bashën t’i hipë avionit dhe të ikë në Holandë, “pasi kështu çlirohet edhe PD-ja nga pengmarrja.

“Sot u përsërit ajo që ndodhi rreth një vit më parë, kur u falsifikua dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokratëve në procesin antistatutor të zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të partisë (me zë e me figurë)”, shkruan ndër të tjera Jozefina Topalli.