Ka filmuar veten duke i prerë trupin një ushtari në Siri – shihni si u paraqit në gjykatë “ushtari i ISIS-it” (Foto)

22.08.2016 16:33:18

Ai është i akuzuar për pjesëmarrje si xhihadist në Siri, si dhe ka filmuar veten duke i prerë veshët dhe hundën e një ushtari armik.

Shtetasi gjerman që akuzohet për pjesëmarrje në Shtetin Islamik dhe për filmimin e vetes gjatë prerjes së pjesëve të trupit të një ushtari në Siri, ka hyrë në gjykatë me një buzëqeshje vetëkënaqësie dhe duke mbajtur syze të diellit, shkruan Daily Mail.

Abdelkarim El B, 30 vjeçar, dyshohet se luftoi me grupin terrorist në Siri në vitin 2013.

Ai dyshohet se ka xhiruar me telefonin e tij kur ai dhe të tjerët i prisnin veshët dhe hundët e kufomës së ushtarit armik afër Alepo-s.

e3

e1

e2