Ka nisur deklarimi i pasurisë – Ja sa zyrtarë të lartë publik e deklaruan pasurinë për pesë ditë

05.03.2018 21:46:20

Çdo vit zyrtarë e lartë publik i nënshtrohen procesit të deklarimit të pasurisë.

Deklarimi i pasurisë së tyre bëhet në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Këtë vit deklarimi i pasurisë ka fillua më datën 1 mars. Për pesë ditë deklarimin e pasurisë e kanë bërë 40 zyrtarë të lartë publik. Kështu kanë bërë me dije nga Agjencia Kundër Korrupsion, shkruan Gazeta Monitor.

Në një përgjigje për Gazetën Monitor, thuhet se procesi i deklarimit te pasurisë ka filluar me 1 mars 2018. “Nga përvojat e kaluara kemi praktika jo të mira, për shkak se shumica e zyrtarëve te lartë publik i lejojnë vetes komoditet që këtë obligim ta kryejnë në ditët e fundit të afatit, e pastaj po krijohen rreshta të gjatë dhe pritje të panevojshme dhe koha nuk po na lejon për t’i këshilluar për çështje të caktuara lidhur me deklarimin. Deri me tani e kanë deklaruar pasurin rreth 40 zyrtar te lartë publik”, kanë thënë në AKK.

Afati i fundit për deklarimin e pasurisë është deri më 31 mars 2018. Të kujtojmë se deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë 4774 zyrtarë të lartë publik.