Kadri Halimi – një personalitet i rrallë i jetës intelektuale e shkencore…

Në 15-vjetorin e vdekjes. Thonë, njerëzit e mëdhenj, asnjëherë nuk do të duhej të harrohen. Ata jo vetëm që nuk do të duhej të harrohen, por duhej të përkujtohen e të nderohen përherë në përvjetor të tyre të rëndësishëm. Pse jo? Këto personalitete shqiptare kanë dhënë shumë për çështjen madhore për afirmimin e vlerave tona kombëtare. Edhe Kadri Halimi, tash i ndjerë, është njëri nga personalitetet e shquara të kulturës e shkencës shqiptare. Ai është njëri nga ato figura që nuk do të duhej harruar asnjëherë nga masa e populli tonë.

Nga Tefik Selimi

Siç dihet, ky personaliet e intelektual yni, gjer në frymën e fundit punoi për zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shpirtërore të popullit tonë shqiptar. Ky veprimtar nuk do të duhej edhe të vdiste. Ai, me veprimtarinë e tij kulturore e shkencore, e afirmoi qenien tonë se jemi një populli i vogël, por me kulturë të lashtë e të madhe shpirtërore.

Andaj, punën e këtij veprimtari të shquar të kulturës dhe shkencës shqiptare, gjeneratat e ardhshme jo që duhet ta mësojnë e vlerësojnë, por do të duhej ta studiojnë në shumë thellësi të dijes. Ky është ndër intelektualët e parë në Kosovë, i cili, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ka filluar të merrej me shkencën etnologjike dhe folklorike.

Pra, ai u bë lajmëtari i parë i shkencës sonë etnologjike të fushës së albanologjisë, në përgjithësi. Ky dijetar i vyer i shkencës dhe i dijeve të tjera albanologjike nuk qëndroi duarkryq, por gjithnjë punoi në të mirë të përcaktimit të tij politik dhe patriotik.

Kadri Halimi, tash e 15 vjet i ndjerë, punoi gjithnjë në frymën kombëtare, por synimin e parë të punës së tij e kishte lirinë dhe bashkimin kombëtar. Prej të gjithave veprimeve të tij, fusha e studimeve etnologjisë shqiptare, ishte synim dhe “parim” i parë i tij, i cili, për sa kohë jetoi, ai voli shumë materiale nga folklori ynë shqiptar. Por, ai dha edhe studime të tjera nga fusha e shkencave të albanologjisë. Jo vetëm kjo.

Deri më tani, ky dijetar i madh i kulturës shqiptare ka botuar dy vepra me këngë popullore me të tjerët, ku janë të përfshira afro 150 punime të vogla e të mëdha të studimeve albanologjike. Pra, Kadri Halimi, tash i ndjerë, është ndër pionierët e parë shkencor të Kosovës, i cili zë një vend të merituar në fushën e studimeve shkencore të etnologjisë shqiptare. Dhe, lirisht këtë njeri e personalitet mund ta quajmë si baba të shkencës së etnologjisë shqipe tek ne në Kosovë. Ky veprim i tij ishte gjatë viteve 1991-1994). Në këto vite, ai botoi dy vepra nga fusha e folklorit popullor etj.

Siç dihet, në vitet 1950, filloi të punojë me një entuziazëm ta madh në fushën e përcaktuar. E deshi këtë fushë, sepse, ai voli si bleta nektaron nga një vend në tjetrit për të lënë gjurmë të pashlyera në fushën e etnologjisë. Por, ja që nuk i shkoi puna mbarë. Ai hasi në vështirësi të shumta, ndonëse sakrifikoi edhe shëndetin për të mirën e shkencës sonë shqipe.

Mësojmë se, pas kohës së vitin 1970, për shkaqe politike, se të tjerët nuk e donin të ishte i tillë, e “shpërblyen” me “embargo” politike në fushën e dijes shkencore. Me ndalesën e punës së tij, sikur edhe shkenca e etnologjisë pësoi një rënie. Pra, lëmia e tij filloi të varfërohet, sepse i mungonin entuziastët e mprehtë të kësaj veprimtarie shkencore. Shokët dhe intelektualët shqiptarë, brengoseshin dhe pyesnin, pse mungon emri dhe puna e Kadri Halimit mungon. Ata ishin mësuar që ky njeri të dilte shpesh me botime në fushën e shkencore. Pra, Kadri Halimi, si njeri e si dijetar, atë kohë, gëzonte respekt nga të gjithë adhuruesit e studjuesit shqiptarë.

Siç mësojmë, Kadri Halimi lindet më 9 shkurt të vitit 1921 në fshatin Cërnicë, komuna e Gjilanit. Ishte nga një familje me frymë atdhtare. Siç mësojmë nga bija e tij, Drita Halimi –Statovci, baba i saj, Kadri Halimi, tash i ndjerë, dha një kontribut të madh në fushën e etnologjisë shqiptare. “Qysh në shkollën fillore, ai dallohej për nga zgjuarsia, kështu që mësuesi i tij prore insistonte tek prindërit e tij që djali e tyre ta regjistrojnë në gjimnaz për të vazhduar shkollimin e mëtejmë. Dhe, si shton ajo, – prindërit e regjistruan në Medresën e Madhe të Mbretit Aleksandër në Shkup, në vitin shkollor 1934/35. Pra, ishte dallëndyshja e parë si shkollar, ishe kasneci i parë i këtij fshati, por edhe më gjerë në fushën e emancipimit e të shkollimit, rrugën e të cilit do ta ndjekin gjeneratat e ardhme” f.27). Jo vetëm kaq.

Në këtë shkollë kreu shtatë klasë. Ky, në procesin mësimor, i takonte lagjës së shkollarëve më të mirë e më të dalluar nga shokët e tij. Në këtë vend shkollimi, Kadriu njohu shokë të dalluar shqiptarë, si: Zenel Hajdinin, Esad Berishën, Idriz Ajetin, Isak Sherifin, Zeqir Bajramin, Halil Ibishin, Ramadan Jusufin, Zurap Bejtullahun e shumë të tjerë nga Kosova, Maqedonia e mese të tjera. Kadri Halimi ishte i tëri studiues e shkencëtar. Ai u mor edhe me hartimin e veprave letrare. Në këtë shkollë ekzistonte një shoqëri letrare. Ndër 13 vetë, sa pati ky grup letrar, më 1940, Kadri Halimi zgjidhet kryetar i grupit në fjalë, ndërsa sekretar Sali Lisi.

Kadri Halimi qe kryetar i fundi deri sa shpërtheu lufta e 6 prillit të vitit 1941. Kadriu shkroi edhe vjersha për fëmijë.

Kur shpërtheu lufta, shkolla në fjalë është mbyllur. Pushteti bullgar i kishte asgjësuar të gjitha materialet arkivit të shkollarëve e të bibliotekës së shkollës. Për shak të luftës, shkollarët ikën secili në vendlindje të tyre. Edhe Kadri Halimi, studiues nga Gjilani, kthehet në fshatin e lindjes, në Cërnicë, por jetën më të gjatë e kaloi në Gjilan.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kadri Halimi nuk pati mundës të vazhdojë shkollimin e mëtutjeshëm. Ai filloi të punojë, së pari si telegrafist PTT, pastaj në Bashkinë e Gjilanit si nëpunës, e tek më vonë atë e shohim duke punuar në Drejtorinë e Financave të Gjilanit si kontrollor i nxjerrjeve. Por, pas Luftës, aty në vitin 1945, punoi në Komandën e Vendit, ma vonë punoi në Këshillin Popullor të Komunës së Gjilanit, mandej punoi përkthyes në Këshillin Krahinor në Prishtinë e pastaj punoi në Prizren.

Këtu, në Prizren shfrytëzoi rastin të punojë në Gjimnazin Real më 1-20 tetor të vitit 1945, ku kreu klasën e VIII.
Mësojmë se këtu tha provimin e pjekurisë në gjuhën serbokroate, meqë, akoma nuk ishin hapur atë kohë shkollat në gjuhën shqipe. Si kreu maturën, Kadri Halimi, pa një pa dy, braktis punën në Këshillin Krahinor dhe vazhdon studimet në Beograd. Kështu, në vitin 1946/47, ai regjistrohet në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit, në grupin V të Shkencave Enologjike. Dhe, brenda vitit 1946/1950, ai mbaron fakultetin me notë mesatare 9/10.

Ishte ky sukses i shkëlqyeshëm i shkollarit nga Cërnica e Gjilanit, i cili, edhe kur e mbrojti temën e diplomës me titull “Mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit”, mori shpërblimin e parë të Universitetit në fjalë. Ishte kjo kohë e datës 6 XII. 1950.

Ky sukses i merituar e bëri që të pranohet si asistent pranë Katedrës Etnologjisë. Ky që asistenti i parë shqiptar në Universitetin e Beogradit, në një katedër jashtë saj Albanologjike. Pas kësaj periudhe, Kadri Halimi filloi të merrej me studime dhe me gjurmime etnologjike. Në fillim fillo të merrej me vjeljen e lëndës folklorike dhe etnografike nëpër fshatrat e Kosovës. Ma vonë, ai filloi edhe të shkruajë punime e artikuj mbi poezinë popullore shqiptare.

Mësojmë se, përherë të parë në revistën “Fjala jonë” të studentëve të Fakultetit Filozofik, botoi artikullin për poezinë bashkëkohore nga Kosova. Mblodhi 262 këngë popullore. Mësojmë se ky material nuk është ruajtur. Mandej mblodhi 30 këngë të ndryshme. Në këto thesare popullore, të cilat i kishte vjelur K. Halimi, aty flitej për trimërinë e disa figurave të njohura shqiptare, si janë: Bajram Curri, Idriz Seferi e Azem Bejta etj. Por, siç mësojmë, në këto këngë popullore, flitet e këndohej edhe për luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës kundër turqve. Ishte ky një guxim i madh i tij të shkruajë për këto figura atdhetare. Ai (K. Halimi) pati qëndrim të drejtë dhe kurrë nuk ishte “lakore” e atij pushteti që sundonte. Por, ky qëndrim i tij i paluhatur, më vonë i kushtoi shumë, si në planin politik, ashtu edhe në planin e jetësor.

Më në fund, ai u gjend i burgosur në Goli Otik. Ky vend ishte një kamp i tmerrshëm për njerëzimin. Kadri Halimin e mbajtën 26 muaj në burgun në fjalë pa e ditur të familjes së tij. Pasi e liruan nga ky kamp, në vitin 1954, Kadriun e kthyen në Beograd. Ia ndërruan vendin ku punoi si asistent. Kadri Kalimi kërkoi punë në disa vende, por nuk gjeti përkrahje dhe vendos të kthehet në Prishtinë.

Në Prishtinë punoi në Muzeun Krahinor, në sektorin e etnologjisë, ku gjer atë kohë, ky muze nuk pati asnjë ekspert shqiptar. Nga ky moment, Kadri Halimi filloi të shfaqet si autor-shkencëtar shqiptar ku shkruan për tema të kulturës shqiptare. Sërish ai dënohet dhe burgoset së bashku me një grup shqiptarësh që nuk pajtoheshin me politikën e pushtetit të asaj kohe.

Pas kësaj kohe, Kadriut ia ndërprejnë veprimtarinë shkencore. Para se ta burgosin, ai e kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e VI Ndërkombëtar të Shkencave Atropologjike dhe Entologjike në Paris (30 korrik 1961). Kadriu e kishte paraqitur kumtesën me titull: “Pozita e gruas te hakmarrja ndër shqiptarët e Kosovës”. Ai nuk pranohet të merr pjesë në kongresin në fjalë. Këtë e kualifikojnë si organizator dhe si ideolog i lëvizjes. Dënohet me 7 vjet e 6 muaj burg, ku i vuajti në Mitrovicë të Sremit, Nish, Stara Gradishkë të Kroacisë, Pozharec etj.

Edhe pas vuajtjes së dënimit, atë nuk e lejojnë të punojë në arsim ose në ndonjë institut shkencor. Materialet e tëra ia morën në Prishtinë e Beograd. Dhe, pas një pune kolosale të shumë studime shkencore nga fusha e etnologjisë, ai gjithnjë qe i rrezikuar nga pushteti i asaj kohe të perënduar. La pas vete me qindra punime shkencore e studime të tjera me interes të gjerë kombëtar.

Kadri Halimi, na mungon tash e 15 vjet më parë. Ai vdiq më 19 tetor të vitit 2001. Por, njerëzit e mëdhenj të dijes, nuk vdesin. Ata jetojnë të “gjallë” kudo në jetë. Ata kanë lënë vepra, të cilat e bëjnë ta pavdekshëm. I pavdekshëm është edhe Kadri Halimi, ai i cili do të kujtohet dhe do të respektohet sa herë na vijnë përvjetorët e tij. Respekt veprës së tij./ tefik selimi