Kadria, ka futë kokën n’zall sikur struci !

11.05.2019 15:27:46

Nga: Fatmir Bajraj

– Punët n’peshore Kadri, sot se neser është vonë ! – S’do të presim 100 vjetë Kadri ! – Koha që t’na “nginë” (ngopë) me SHIK është tani Kadri dhe jo pas 100 viteve… SHIK-u ishte anti-kombëtarë & anti-shqiptarë, dje, sot dhe i tillë do mbetet sot e ma shumë së 100 vjetë. SHIK-u ishte organizatë fantome ; ilegale dhe ilegjitime, sot e 100 vjetë Kadri ! SHIK-u kishte n’krye të sherbimit ; kriminel & anti-shqiptarë dhe s’mund t’jet ndryshe ; sot e 100 vjetë … E si mund të jet drejtuesi i saj, atdhetar ? Eja t’ qesim n’peshojë veprat atdhetare dhe ato anti-kombëtare të SHIK-ut sot, që peshorja t’a thot fjalën e fundit. Unë numëroj veprat anti-Kosovë dhe anti-shqiptare, dhe ty t’lë hapësirën e duhur për të numëruar ato patriotike dhe atdhetare n’dobi të Kosovës, kuptohet nese fare ka të tilla…! Tregoju shqiptarëve Kadri Veseli ! – Pse u vranë ; pa gjyq, pa hak dhe pas shpinde ? – Pse u vranë bashkëpunëtorët besnik të Presidentit historik Rugova? A ishin ata armiqë t’Kosovës e t’Kombit ? – Pse u vranë veprimtarët atdhetarë & patriot të kauzës sonë për liri, të pushkës e pendës, para gjatë dhe pas luftës çlirimtare ? – Pse u vranë titullar të institucioneve ; partiake, poltike e shtetërore të Republikës së Kosovës e cila ishte gjakim plebishëscitar i shqiptarëve të Kosovës ? Pse u vranë , gjatë luftës, por edhe n’liri, gazetarë, poltikanë, partiakë, asamablistë, deputetë, ish ushtar lirie, komandant zonash e deri të Ministri i Luftës, alias i FARK-ut, Kolonel Ahmet Krasniqi ? Pse Kadri Veseli ? Njerëz të UDB-së, kishe n’sherbimin tuaj “kombëtarë” dje, dhe i ke sot n’PAN përgjithësisht, dhe n’PDK veqanarisht ? Do që atdhetarët e devotshëm, tanimë edhe heronjë të Kosovës, të n’a i shet për tradhëtarë, dhe vrasësit tuaj dhe UDB-ashët patriot shqiptarë ? Për këtë arsye, parapelqen shtyerjën n’kohë… mundësisht për nja 100 vjetë ? Kadri ! Mos e shtyej tutje, për asnjë ditue t’vetme , n’a “ngijë” me SHIK ! SHIK-u, do t’ngelet n’fytë, dhe t’a zënue frymën s’shpejti…! Shqiptarët kanë ndarë shapin prej sheqerit, o Kadri ! Kadri Veseli & Co, 1820 vrasje politike i ke n’shpindë, mbaju… Mos u fsheh si struci me kokë n’zall, se Ti s’sheh por të tjerët të dijnë & t’shohin, Kadri !