Nis mbledhja e përgjithshme e LDK-së

11.05.2019 14:51:56

Lidhja Demokratike e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje janë të pranishëm Kryetari i partisë, Isa Mustafa, kryesuesit e Këshillit si dhe anëtarët bashkë me deputetët.

Sipas zyrtarëve për informim të kësaj partie në këtë mbledhje do të diskutohet për punën katërvjeçare të partisë, po ashtu kanë thënë se mundet të diskutohet për zgjedhjet e brendshme te partisë.

Kjo mbledhje është e mbyllur për media, por pasi të përfundojë do të ketë një konferencë.