Kajro, 25 të vdekur nga shpërthimi në katedrale

11.12.2016 13:33:18

Shpërthimi i një bombe në katedralen koptike në kryeqytetin egjiptian, Kajro shkaktoi të paktën 25 të vdekur, bëjnë me dije zyrtarë vendorë. Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në katedralen St Peter.

Pamjet filmike të publikuara tregonin dëmin e jashtëm që kisha kishte pësuar, me dritare të thyera dhe tavane të shembur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 me orën lokale.

Katedralja ku ndodhi shpërthimi është zyra qendrore e kishës ortodokse egjiptiane dhe shtëpi e liderit të saj. Ortodoksët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë në Egjipt.