Veseli: Kosova përkrah Turqisë

11.12.2016 13:40:20

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova ndodhet përkrah Turqisë në këto momente të vështira

Deklarata e Veselit vjen pas sulmeve terroriste që ndodhën në Stamboll ku mbetën të vdekur 38 persona.

“Sulmi mizor në Stamboll dëshmoi edhe një herë se terrorizmi është një e keqe që kërcënon mbarë njerëzimin dhe kërkon angazhimin e të gjithëve për ta luftuar. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Turqisë në këto momente të vështira dhe do vazhdojë ta japë maksimumin e kontributit në kuadër të frontit kundër terrorizmit”, ka thënë Veseli.