Kalifornia nën ujë: Për shkak të vërshimeve banorët po evakuohet dhe situata është duke u bërë më e rëndë (Foto/Video)

22.02.2017 19:19:03

Të paktën 225 persona janë evakuuar me barkë nga San Jose, pasi gjysma e këtij qyteti është prekur nga përmbysjet që po ndodhin së fundmi në shtetin e Kalifornisë.

Zyrtarët komunalë kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve nga një mijë shtëpi.

Evakuimi ka prekur banorët e 300 shtëpive në Rock Springs, kurse zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur që edhe 200 banorë të Williams Street të braktisin shtëpitë e tyre.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ka të vdekur apo të lënduar nga përmbysjet, ndërsa raportohet se të paktën 300 shtëpi janë dëmtuar.

Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar derë më derë për t’i bërë thirrje banorëve që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi që në San Jose nuk ka ndonjë sirenë apo sistem tjetër me të cilin do të paralajmëroheshin banorët për situata të jashtëzakonshme.

Ekipet e shpëtimit janë futur në ujëra deri në bel duke i nxjerrë banorët nga uji me barka, ku në mesin e tyre kishte bebe dhe kafshë shtëpiake.