​Meta kërkon kthimin e opozitës në Parlament

22.02.2017 19:09:12

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në lidhje me darkën që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, një natë më parë, u shpreh se me Ramën ka diskutuar për reformën në drejtësi, Vettingun dhe ecurinë e dialogut politik, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë një prononcimi për media, sot kryetari i Kuvendit foli edhe për bojkotin e Kuvendit nga opozita. Meta u shpreh kundër këtij vendimi ekstrem të demokratëve, duke kërkuar rikthimin e opozitës në Kuvend, pasi sipas tij, Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim.

“Dy çështje dua t’i nënvizoj. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo është e domosdoshme. Dhe së dyti, rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet me standardeve evropiane më 18 qershor dhe kjo kërkon një klimë dialogu dhe bashkëpunimi”, tha Meta.