Kamenicë, nxënësve u gjendet drogë në autobus

Kamenicë, nxënësve u gjendet drogë në autobus

05.04.2017 22:55:02

Në autobusin e linjës Kamenicë-Koretin, disa nxënësve u është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Edhe ky rast është në rastet rutinë, Policia e Kosovës ka pasur informata se në autobusin që qarkullon në linjën Kamenicë-Koretin ka një sasi të substancës së dyshuar narkotike.  Janë kontrolluar dy autobusë dhe në njërin nga autobusët, dikush nga ta ka hedhur një pako të cigareve dhe aty është gjetur një sasi e vogël e marihuanës”, ka thënë Hashani në ‘Ora e Fundit’ në Klan Kosova.

Hashani ka thënë se të dyshuarit e moshës së mitur janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të Qendrës Social.

Hashani ka thënë poashtu se beson se ky rast i pranisë së drogës tek nxënësit është një rast i izoluar dhe se nuk duhet të jetë alarmante.

“Policia pëcjellë të gjitha rrjedhat dhe do të jemi këmbëngulës që kjo dukuri të zvogëlohet”, tha ai.