Sot mbahet seanca ndaj Ramush Haradinajt

Sot mbahet seanca ndaj Ramush Haradinajt

06.04.2017 08:24:42

Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca e radhës e Gjykatës së Apelit, për të vendosur për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004.

Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia, me urdhër të së cilës është ndaluar ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit.

Mbrojtja e Haradinajt pret lirimin e tij dhe vendimi përfundimtar mund të merret nesër, apo në ditët në vijim.

RTK-ja do të transmetojë LIVE nga Franca seancën për Haradinajn.