Kamionit në lëvizje i bie copa e madhe e akullit nga rimorkioja, përfundon mbi një veturë – shoferja arrin të ruaj kontrollin mbi timonin

20.12.2019 18:22:13

Ky është momenti rrëqethës kur një copë e madhe e akullit bie nga një kamion në lëvizje, dhe përfundon në dritaren e një veture të cilën e copëton.

Infermierja Laura Smith thotë se është “me fat që është ende gjallë”, pasi ka arritur ta ruaj kontrollin mbi timonin në momentin kur copa e akullit përfundoi mbi dritare.

Kjo nënë e dy fëmijëve “kishte menduar se me kaq përfundon jetë e saj”, pasi një copë e madhe e akullit ra nga rimorkioja e kamionit dhe përfundoi mbi veturën e saj. E kamera e vendosur brenda veturës ka kapur momentin kur akulli bie mbi veturën Peugeot 3008 të Lauras.

Kjo nënë nga Rugby i Anglisë u ka thirrjeve të gjithë shoferëve të jenë më të kujdesshëm kur janë pranë timonit, dhe ka inkurajuar shoferët e kamionëve që të kontrollojnë rimorkiot para se të marrin rrugë.