Përfundon takimi Kurti – Mustafa, s’ka deklarim për media

20.12.2019 16:24:13

Ka përfunduar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me dy nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu janë parë duke dal nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Përkundër insistimit të mediave, ata nuk u prononcuan për media.

Ndërsa, zyrtarë të VV-së ende nuk janë parë të kenë dalur nga objekti i Kuvendit të Kosovës.