Kartelat studentore për zbritje në çdo blerje! (Foto)

17.10.2016 21:43:44

Pothuajse shumica prej nesh kemi përjetuar ndjenjën e të qenit student, por kjo ndjenjë natyrisht se ka koston e vet.

Duke marrë parasysh se studentët kanë kërkesa të mëdha e në veçanti ata që studiojnë shkencat ekzakte, ata kanë nevojë për pajisje të ndryshme që janë bukur të shtrenjta dhe kjo shpesh u shkakton probleme atyre, në pamundësi që të mbulojnë shpenzimet për këto pajisje dhe literaturë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Por probleme të ngjashme nuk kanë pothuajse edhe shumica e vendeve të botës, që tashmë kanë gjetur metoda lehtësuese për studime, ku përmes kartelave për studentë, ata mund të blejnë sende të ndryshme varësisht prej nevojave, duke pasur zbritje në artikuj të caktuar.

3

Ata me kartela studentore ndryshe të njohura si ISIC (International Student Identity Card), përfitojnë zbritje në ushqim, veshmbathje, panaire të librit, kontrolle mjekësore, transport publik, bileta aeroplani për muze dhe stadiume.

Dhe derisa një metodë e tillë nuk ekziston tek ne në Kosovë, studentët detyrohen që ato pak të holla që i kanë kursyer për ndonjë kafe me miqtë pas ligjëratave, ti shpenzojnë për nevoja tjera.

2

Dhe duke marrë parasysh këtë, ata shpesh herë detyrohen të punojnë punë të ndryshme për të mbuluar shpenzimet e studimeve, dhe kjo në shumë raste ndikon drejtpërdrejt në mësim.

Problemin e kartelave për studentë që ofrojnë zbritje, e kanë të rregulluar edhe disa shtete fqinje të Kosovës.

Kartela studentore (ISIC) tashmë është funksionale në mbi 120 vende të ndryshme të botës dhe është e njohur zyrtarisht nga organizata ndërkombëtare UNESCO dhe nga Këshilli Evropian për Kulturë.