Zemaj: Letrat e Thaçit pa veprime, mbesin për konsum politik (Video)

17.10.2016 21:40:02

Armend Zemaj, deputet i LDK’s, ka deklaruar se nëse e ka seriozisht presidenti Hashim Thaçi, që t’i zbardhë vrasjet politike, atëherë ai duhet të veprojë konkretisht.

Zemaj tha se veprimi i tij serioz do të duhej të ishte mos lënia e vendimeve vetëm në letër. Zemaj këto komente i bëri në  televizionin Rrokum.