Katër racat e qenve më të mençur që ekzistojnë

19.07.2016 12:41:37

Profesori nga Universiteti i Kolumbisë i ka studiuar më shumë se 200 raca të qenve dhe tregon se cilët nga ta kishin shënuar më së shumti pikë në testimet e punës dhe bindjes.

Sipas tij, kjo është lista me katër racat e qenve më të mençur që ekzistojnë.

Border Collie

Qentë e kësaj race njihen si inteligjentë, me instinkte të jashtëzakonshme si dhe aftësi të mahnitshme të punës.

Poodle

Jashtëzakonisht i mençur dhe aktiv, si dhe i krijuar për t’i marrë gjërat nga uji.

German Shepherd

Këta njihen edhe si “qentë e policisë”, pasi që janë të përsosur për ruajtjen dhe mbrojtjen e pronarit.

Përveç që shërbejnë në polici, këta janë edhe qen ushtarak.

Golden Retriever

Inteligjent dhe i etur për t’ju kënaqur. Racë e krijuar për t’ju shoqëruar në gjueti, e gjithashtu është i përsosur për t’ju asistuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.