Trup i drejtë dhe i shëndoshë

19.07.2016 12:46:22

Zgjatja e shpinës është ushtrim mjaft i zakonshëm dhe specialistët e aplikojnë këtë ushtrim jo vetëm në trajnimet sportive, por edhe në mjekësi.

Nëse zgjatjet e shpinës praktikohen rregullisht, ky ushtrim do t’ju ndihmoj ta hiqni mos komoditetin që e ndjeni në shpinë dhe do t’ju siguroj një qëndrim të përsosur. Ky ushtrim rekomandohet veçanërisht për punëtorët që qëndrojnë për kohë të gjatë ulur.

Fillimisht shtrihuni në stomakun tuaj dhe vendoseni ballin në një vend të butë. Vendosni duart paralel me trupin dhe mbështetni shuplakat për kofshë. Drejtoni bërrylat dhe bëni këmbët bashkë.

Duke e liruar frymën e ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e epërme të stomakut duke i mbajtur duart dhe këmbët në të njëjtin vend pa lëvizur.

Merrni frymë dhe ngadalë kthehuni në pozitën e mëparshme.

Këtë ushtrim e përsëritni dhjetë herë dhe e bëni tri herë në javë për t’i arritur rezultatet e dëshiruara.