Lëngu i limonit, ngushton poret dhe zvogëlon yndyrën e lëkurës, dezinfekton dhe eliminon qelizat e vdekura

12.04.2019 15:22:07

Qitni lëng të shtrydhur të freskët limoni, të përzier me pak ujë, në fytyrë dhe lëreni të veprojë gjatë natës

Piklat e zeza të cilat fytyrës nuk i lejojnë të shkëlqejë me shkëlqim të plotë dhe miteseret janë të mërzitshme dhe dukuri e pashmangshme te të gjithë, transmeton Telegrafi.

Më së shpeshti gjenden në zonën e ballit, hundës dhe mjekrës, mirëpo mund t’i eliminoni vetëm me shkuarje të rregullta te specialistët e kozmetikës. Mirëpo, përkohësisht mundeni edhe vetë t’i eliminoni, duke përdorur mjete natyrale.

Lëngu i limonit ngushton poret dhe zvogëlon yndyrën e lëkurës, i dezinfekton dhe i eliminon qelizat e vdekura.

Qitni lëng të freskët të shtrydhur të limonit, të përzier me pak ujë, në fytyrë dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Në mëngjes shpëlani me ujë të vakët.

Nëse ndieni djegie që zgjat, menjëherë lajeni fytyrën. Me atë rast, kurrë mos iu ekspozoni drejtpërdrejt dritës së diellit pas trajtimit të fytyrës me limon, sepse kjo pemë e bën lëkurën më fotosensitive, andaj mund të shfaqen depigmentime.

Forma tjetër e luftës kundër mitesereve është maska nga piperi i zi (bëhet me zierjen në afat të gjatë të hirrës). Përzieni nga një lugë të vogël nga këta dy përbërës dhe tretjen qiteni në zonën e mitesereve.

Pas disa minutave, kur maska të thahet, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Kastraveci është shumë i dobishëm në uljen e inflamacionit të lëkurës edhe me rastin e eliminimit të mitesereve dhe akneve.

Qëroni disa kastravecë dhe bluani në blender, që të përftoni tretjen e cila do t’ju shërbejë si maskë. Qiteni në fytyrë, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë pas 10 minutave.