Bebe Rexha gjithmonë ka folur hapur për problemet e saj me anktin dhe shëndetin mendor, pa ndjerë turp dhe pa i mohuar vlerat e saj, duke u bërë kështu një shembull shumë i mirë për të gjitha ata që vuajnë nga probleme me shëndetin mendor.
Së fundmi këngëtarja zbuloi se vuan nga çrregullimi bipolar. Në një postim në Instagram këngëtarja publikoi se vuante nga çrregullimi bipolar.
Këngëtarja tha se nuk dihet me e turpëruar për gjendjen e saj, por përkundrazi tani i kupton shumë gjëra te vetja që nuk i ka kuptuar më herët, si pse disponimi i saj ishte aq i ulët sa ajo nuk donte të dilte nga shtëpia, apo të takonte njerëz, apo pse ndonjëherë ishte aq i lartë sa nuk mund të flinte ose nuk mund të ndalonte së punuari.
Ndërsa shtoi se po punon për të sjellë këngë të reja dhe zbulimi i sëmundjes nuk mund ta bëjë të kthehet mbrapasht./fokusi.org