Aktori i famshëm 70-vjeçar bëhet baba për herë të dytë

11.02.2019 14:56:24

Richard Gere është bërë baba për herë të dytë ndonëse për pak muaj bëhet 70 vjeç. Gruaja Alejandra Silva lindi një djalë në Nju Jork. Aktori i famshëm dhe Alejandra u martua në prill të 2018 dhe menjëherë pas kësaj dolën thashethemet se ata ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë. Më pas lajmi i lumtur u konfirmua në shtator të vitit që lamë pas.  Emri i foshnjës,  gjendja shëndetësore apo pesha e tij ende nuk janë zbuluar si detaje.

Alejandra, e cila është një përdoruese e rregullt e mediave sociale, ende nuk ka bërë një koment mbi ardhjen në jetë të fëmijës së saj. Postimi i fundit në Instagram  ishte tre ditë më parë, kur ajo foli për dashurinë. Ndërkohë Richard Gere ka edhe një fëmijë nga martesa e parë me modelen dhe aktoren Carey Loëell. Djali quhet Homer dhe është 18 vjeç. Alejandra gjithashtu ka një fëmijë, një djalë të quajtur Albert, nga martesa e saj me Govind Friedland.