Katër të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

19.01.2019 16:04:56

Personat e lënduar në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Sot rreth orës 10:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti zinxhirorë.

Sipas policisë tre persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për të marrë trajtim mjekësorë.

Ndërsa personi i katërt është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Gjithashtu është bërë e ditur se të gjithë personat e lënduar në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetë.