Kërcënimet e Koresë së Veriut, SHBA-të: Ndërhyrja ushtarake është “në tavolinë”

17.03.2017 11:57:11

“Sulmi ushtarak kundër Koresë së Veriut është një opsion në tavolinë”. Kështu është shprehur sekretari amerikan Rex Tillerson nga Koreja e Jugut, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Duket se SHBA-së i është sosur durimi nga testet bërthamore të Kim Jong-un dhe faktin që Koreja e Veriut nuk po i merr për bazë paralajmërimet e bëra.

SHBA po eksploron një mënyrë të re për të zgjidhur këtë problem. “Të gjitha opsionet janë në tryezë. Jemi duke diskutuar masa të reja diplomatike, të sigurisë dhe ekonomike”, tha ai.

Komentet e sekretarit Tillerson u bënë pak pasi vizitoi zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë.