Kërcënohet me mesazh një femër në Pejë

18.11.2016 11:31:01

Policia e Kosovës raporton se një femër është kërcënuar nga persona të panjohur.

Sipas Policisë viktima pasi që kishte botuar një artikull në një gazetë, nga persona të panjohur kishte pranuar disa SMS me përmbajtje kërcënuese.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.