Kërkohet përmendore për Milosheviçin në Beograd

18.08.2016 16:47:22

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiç dhe presidenti i nderit Milutin Mrkonjiç kanë thënë se do të kërkojnë nga shteti serb që të ndërtohet një monument për ish-diktatorin serb Slobodan Milosheviç.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi kjo iniciativë ka ardhur pas deklaratës së Daçiq se vendimi për Karaxhiç, nga tribunali në Hagë e ka liruar Milosheviçin nga përgjegjësia për krime lufte në Bosnje.

E Mrkonjiq thotë se tani është radha që ish-presidentit të Serbisë ti ndërtohet një përmendore.

“Ne të gjithë e dinim se Millosheviqi nuk është fajtor. Për këtë duhet që një rrugë të merr emrin e tij dhe të ndërtohet një monument për të në Beograd. Kjo do të kërkojmë që të bëhet më 20 gusht, në ditëlindjen e tij”, citohet të ketë thënë Mrkonjiç.

I pyetur nëse ai ka pritur që deri më tani të krijohen kushtet për kthimin e familjes së Milosheviçit në Serbi, Mrkoniç ka thënë se kjo është pritur, por se gjërat po shkojnë ngadalë.