Zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden falenderon Vlora Dumoshin në emër të Bajdenëve

18.08.2016 16:45:30

Në një postim të tij në facebook, Sokol Havolli ka përshkruar falenderimin e veçantë që zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, për shefen e stafit të Kryeminstrisë, Vlora Dumoshi për organizimin e mirë të bërë nga ajo.

Falenderimin e tij, zëvendëspresidenti Xho Bajden, Vlora Dumoshit ia ka shprehur pas përfundimit të ceremonisë së emërtimit të rrugës me emrin e të birit të tij, Bo Bajden që vdiq nga tumori në tru më 30 maj 2015.

Postimin e tij, z. Havolli e shoqëron edhe me fotografi që ilustrojnë falenderimin e zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden.

Të plotë postimin e Sokol Havollit mund ta lexoni më poshtë:

Vlora, Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkëatdhetarëve tuaj”.

Pas përfundimit të ceremonisë së emërtimit të rrugës me emrin e Joseph R. “Beau” Biden, III, me iniciativë të Zëvendës Presidentit Joe Biden, ai i ka ndarë disa minuta të veçanta për shefen e Stafit të Kryeministrisë, Vlora Dumoshi, në respekt të institucioneve të Kosovës për organizimin. Në këtë rast, Zëvendës Presidenti ka falënderuar Vlora Dumoshin, si një nga organizatorët e vizitës duke e nderuar me një kopje të nënshkruar të monumentit, të cilin Vlora e ka ideuar dhe ka punuar intensivisht për realizimin e projektit.
Ky është mesazhi që të gjithë kolegëve të Vlorës na ka bërë krenar.