Kerry e kërcënon Rusinë: Nëse bombardimet vazhdojnë do ndërpresim çdo kontakt me ju

28.09.2016 18:25:09
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kërcënuar sot se ShBA do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet me Rusinë sa i përket çështjes së Sirisë, nëse nuk ndalen bombardimet ruse dhe siriane në Alepo.

Departamenti i Shtetit ka thënë sot se Kerry e ka dhënë ultimatumin ndaj Rusisë përmes një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.