Këto janë fjalët e Ganimete Musliut për Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën

13.01.2019 19:18:07

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi të rrallë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës pas nisjes së tyre për në Hagë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar një fotografi të rrallë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

Pas nisjes së tyre për në Hagë, Musliu në mbishkrimin e këtyre fotografisë ka shkruar se gjeneralët nuk dinë të ecin ndryshe, por vetëm me ballin lartë.

Sipas saj, në këtë mënyrë edhe sot për në Hagë u nisën Lushtaku e Mustafa.

Postimi i plotë i Musliut pa ndërhyrje:

Gjeneralet nuk dijne te ecin ndryshe vetem me ballin lart!

Keshtu u nisen edhe sot per tu sfiduar ne mbrojtje te luftes se shenjte per Liri!.