KFOR-i: Nuk kemi marrë nën kontroll Ujmanin, është një ushtrim i planifikuar

04.08.2018 10:20:35

Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it.

Më herët është raportuar nga mediat sereb se KFOR-i, ka marrë nën kontroll liqenin artificial të Ujmanit në veri të Kosovës, që është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.