KFOR-i trajnon Këshillin e Sigurisë së Kosovës për leximin e hartave

KFOR-i trajnon Këshillin e Sigurisë së Kosovës për leximin e hartave

15.12.2017 11:08:15

KFOR sot udhëhoqi “trajnimin e parë të leximit të hartave” në Qendrën e Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Qendra e Situatave është institucioni i përhershëm, i vendosur në ndërtesën qeveritare dhe operacionale 24/7 për të koordinuar aktivitetet operacionale në mbarë Kosovën.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it, me kërkesë të Sekretarit të Këshillit të Sigurimit Shpend Tërdeva, KFOR-i zëvendësoi hartat e vjetra me ato të reja dhe të përditësuara  si dhe ndihmoi në trajnimin në leximin e hartave për stafin e Qendrës së Situatave dhe të personelit të FSK-së.