Kina tundoi Lewandowskin me 40 milionë € pagë në vit

07.01.2017 13:24:38

Cezary Kucharski, agjenti i Robert Lewandowski, ka pranuar për “SportoweFakty” negociatat që kanë ekzistuar për sulmuesin polak, mbi mundësinë e kalimit të tij në Superligën e Kinës. Edhe pse asnjë klub nuk është përmendur, përfaqësuesi i polakut të Bayern Munich zbuloi se ka folur vetë për shifra marramendëse, mbi 40 milionë euro në vit, pavarësisht se lojtari ka vendosur të mos pranojë propozimin.

Unë u kontaktova nga një agjent, i cili dërgon yjet e futbollit në Kinë. Emri i klubit nuk është përmendur, por në qoftë se “Lewi” vendoste të shkonte në Kinë, paga e tij do të kishte qenë më e lartë se 40 milionë euro në vit, që do të thotë se do të merrte më shumë se Carlos Tevez. Natyrisht, Lewandowski nuk është vetëm më i ri, por edhe lojtar më i mirë se Tevez, – tha Kucharski, duke saktësuar se sulmuesi nuk ka plane për ta lënë Bayern Munich aktualisht. – Tani për tani nuk është në shitje, por kurrë mos thuaj kurrë. Jeta gjithmonë të ofron disa alternativa”.