Në Komunën e Rahovecit rrugët të kalueshme

07.01.2017 13:19:16

Të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme, duke përfshi edhe rrugët e fshatrave me të thella malore siç janë fshatrat Koznik dhe Potok.

Kështu ka bërë të ditur zyra për informim në këtë komunë përmes një njoftimi dërguar mediave.

““Eko Regjioni”, operator i cili është kontraktuar nga Komuna për të pastruar borën nga rrugët, gjatë gjithë kohës me makinerinë e saj është në teren dhe po intervenon nëpër vendet ku po kërkohet të intervenohet dhe në disa vende po bënë edhe hedhjen e kripës”, thuhet në njoftim.