Nis protesta në Francë, në përkrahje të Ramush Haradinajt (Video)

07.01.2017 13:15:13

Qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar në Francë kundër arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo protestë, që po mbahet para Gjykatës së Apelit në Colmar, është duke u përkrahur nga një numër i madh i shqiptarëve. “Gllogjan në Colmar, Kosova e bashkime”, “UÇK, UÇK…”, janë disa prej pankartave të vendosura përballë objektit të drejtësisë, raporton Indeksonline.

Derisa vlen të theksohet se gjykatat franceze ia kanë vazhduar masën e paraburgimit Haradinajt, në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.