Klimovski: PSP është kancer që e gërryen indin shoqëror (Video)

21.11.2016 10:32:02

Profesori Savo Klimovski, mbrëmë në një intervistë në kuadër të edicionit të lajmeve në televizionin Sitell, ka drejtuar kritika të ashpëra drejt PSP-së.

Ai duke komentuar raportin GREKO, ka thënë se qytetarët kanë institucione të rregullta ku mund t’i dorëzojnë kërkesat e tyre dhe se PSP ka shkelur prezumimin e pafajësisë.

‘Për mua ata ekzistojnë në bazë të Kushtetutës. Është organ i imponuar. Është një kancer në sistemin kushtetues ku çdo herë e më shumë e ha nga brenda, jo vetëm sistemin kushtetues, por edhe indin shoqëror në vend. Patjetër të kërkojmë zgjidhje tjetër. Një zgjidhje është më 11 dhjetor, dhe pastaj duhet të kërkojmë zgjidhje reale dhe të rëndësishme në vend’, tha Klimovski ndër të tjera.