Pamjet që kanë shkaktuar zemërim tek amerikanët: Policia i bënë 11 minuta kontroll vaginal një femre (Foto/Video)

16.08.2017 14:28:19

Policët që i bënë plotë 11 minuta kontroll vaginal një gruaje gjatë një kontrolli rutinor policorë, nuk do të përballen me akuza penale, shkruan Mirror.

Avokatët e Charnesia Corley e kanë quajtur incidentin e policisë së Teksasit “përdhunim”, transmeton Telegrafi.

23-vjeçarja ishte prangosur dhe zhveshur deri në bel, dhe është detyruar të durojë një kontroll vaginal pranë një veture që ishte ndaluar pa miratimin e saj.

Duke u munduar të arsyetohen me veprimin, policia ka deklaruar se kishin ndjerë aromën e marihuanës kur ndalën veturën e saj. Ata madje kanë insistuar se i kanë gjetur 0.2 gram marihuanë.

Dy policët janë akuzuar për abuzim seksual si rezultat i veprimit të tyre, por këto akuza janë hedhur poshtë gjatë javës së kaluar në gjykatë.

Avokati i amerikanes Sam Cammack ka deklaruar se klienti i saj asokohe ishte një studente pa të kaluar kriminale.