‘Lufta e re koreane është një mundësi e vërtetë’

16.08.2017 14:17:53

Instituti britanik për studime të sigurisë (RUSI) ka paralajmëruar qeverinë në Londër se lufta e re koreane është mundësi e vërtetë dhe bëri thirrje që të fillojnë përgatitjet për mundësinë e shpërthimit të konfliktit ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë Veriore, transmeton Klan Kosova.

Një “Luftë e re Koreane tani është një mundësi e vërtetë”, pjesërisht për shkak se Donald Trump “është kaq i paqëndrueshëm dhe impulsiv”, thuhet në reagimin e këtij instituti.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm i këtij instituti Malcolm Chalmers tha se lufta e re koreane është mundësi reale, për shkak të faktit se presidenti amerikan Donald Trump është impulsiv.