Kodheli merr letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes

11.12.2016 16:28:21

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka marrë një letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ash Carter.

Sekretari i mbrojtjes vlerësoi lidershipin e ministres Kodheli në përpjekjen e saj për të modernizuar dhe të rritur kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare si dhe siguroi mbështetjen e SHBA në këtë proces.

Ai gjithashtu shprehu falenderimet e tij sa i takon konsultimeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes të zhvilluara në maj të ketij viti mes dy institucioneve.

Image