Kolonel Ahmet Krasniqi – strategu i bashkimit që ra viktimë e atyre që deshën luftën vëllavrasëse

06.09.2018 17:06:10

Nga Rexhep Kastrati

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi u vra para 20 vitesh në kulmin e përpjekjeve për organizimin, strukurimin edhe institucionalizimin e luftës për çlirimin e Kosovës.

Ushtarak profesionist, njohës i doktrinave ushtarake në botë, e në mënyrë të veçantë i doktrinës ushtarake të Serbisë, kolonel Ahmet Krasniqi i kishte të gjitha veçoritë e një strategu për bashkimin e të gjithë foracioneve ushtarake në funksion të luftës çlirimtare.

Edhe pse pjesë e strukurave shtetërore të Republikës së Kosovës të ndrtuara nga LDK, kolonel Ahmet Krasniqi që nga fillimi është angzhuar me mish e me shpirt dhe me të gjitha kapacitetet perosnale dhe të strukturave politiko-ushtarake të institucionalizonte maksimalisht, të strukturonte dhe të organizonte çdo nivel dhe formacion ushtarak në funksion të rritjes së kapaciteteve të tyre, profesionalizimit dhe fuqisë goditëse ndaj armikut.

Për kolonel Ahmet Krasniqin nuk kishte rëndësi origjina politike, por vullneti, përkushtimi dhe mundësitë për të bërë që lufta për çlirimin e Kosovës të ishte sa më e plotë, sa më e fuiqshme dhe sa më e suksesshme dhe me sa më pak dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Takimi në Oslo me Përfaqësuesin e Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçi ishte edhe një dëshmi e vullnetit dhe e përkushtimit të tij për të unifikuar të gjitha formacionet ushtarake  dhe për strukturimin e tyre, duke vënë në dispozicion të këtij unifikimi dhe strukturimi të gjitha kapacitetet personale dhe të minsitrisë që drejtonte.

Edhe në emrëimin e strukurave komanduese të brigadave dhe të njlsive të tjera, kolonel Ahmet Krasniqi ishte kujdesur për gjithëpërfshirje dhe për unitet.

Mirëpo, të gjitha angazhimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, binin ndesh me qëllimet e strukurave të dyshimta, joprofesionale dhe të kontrolluara nga rekrutë agjenturash kundërshqiptare,  e që me takimin Nano – Milosheviq në Kretë, morën fuqi, mbështetje dhe kurajo për të penguar dhe sabotuar strategjinë e kolonel Ahmet Krasniqit për unifikimin e formacioneve ushtarake, për institucionalizimin dhe profesionalizimin e tyre, prandaj bënë gjithçka për infiltirmin brenda strukurave të Minsitrisë së Mbrojtjes dhe të FARK-ut për sabotimin e angazhimeve të tij. Këtë shqetësim ia kishte shprehur edhe kolonel Tahir Zemajt.

Vrasja e tij ishte vrasje jo vetëm e tij si idivid, si ushtarak, si ministër i Mbrojtes, por më shumë se kaq, ishte vrasje e idesë së bashkimit, të unifikimit dhe të profesionalizimit të forcave dhe formacioneve ushtarake, duke i hapur kështu rrugën përçarjeve, konfrontimeve dhe në raste edhe në eliminime fizike.

Për aq kohë sa e drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, përveçse ishte marrë me organizimin e kësaj Ministrie, të FARK-ut dhe të brigadave të ndryshme, kishte lënë në tavolinë edhe skicat për një doktrinë të plotë ushtarake, kur ishte në plan strukturimi i strukurave në pesë nivele dhe profile, si dhe skicat për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar.

Profilizimi i planifikuar nuk u bë kurrë, kurse thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar ndodhi, por duke injoruar aspektin vizionar dhe anticipues të kolonel Ahmet Krasniqit.

Pas një injorimi të plotë, më pastaj pat një luftë për përvetësimin e betejës së Koshares, duke shpikur lloj-lloj operacionesh si “shigjeta” apo ndonjë tjetër, por duke mos mundur të injorojnë dhe mohojnë faktin se ishte një operacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe FARK-u.

Tashmë kur po bëhen 20 vjet nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, përveçse do të duhet të zbardhet kjo vrasje, duhet të pranohet edhe institucionalisht kontributi i Ministrisë së Mbrotjes dhe i tij në organizimin dhe profesionalizimin e formacioneve ushtarake, si dhe konfimimi i vizionit të tij për një luftë të mirëfilltë çlirimtare, përfshirë edhe thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.