LDK përballë luftës speciale politike e medietike dhe përballë pafuqisë së saj

06.09.2018 16:22:38

Nga Rexhep Kastrati

Riaktualizimi i tezave të shpifura, sipas të cilave “Republika Srpskën” e ka sjellë LDK-ja dhe Isa Mustafa; se me kundërshtimin e vendeve të rezervuara për pakicat, LDK dhe Isa Mustafa kanë prishur konsensusin e serbëve për transfomimin e FSK-së në FA, në kontekst të zhvillimeve aktuale në vend, si zakonsiht bëhet për ta vazhduar perceptimin për ta si fajtorë kujdestarë dhe historikë dhe për të maskuar përgjegjësinë reale që kanë forcat politike kundërhstare dhe korpusi medietik kundër LDK për të gjitha të këqijat që ia kanë bërë vendit dhe po ia bëjnë në vazhdimësi.

Perceptimi i LDK-së si fajtore kujdestare i krijuar mbi bazën e një lufte speciale kundër saj dhe kundër presidentit Rugova që historikisht ka filluar shumë para luftës, por që gjatë dhe pas luftës dhe në vazhdim, edhe sot e gjithë ditën ka marrë trajta të shumta dhe tepër agresive. Qëllimi ishte që të bëhej mi lehtë eliminimi politik dhe fizik si mënyrë për të rrënuar gjithçka që shqiptarët kishin arritur që nga viti 1989 e deri më 1999, dhe kështu t’u hapje rruga platformave dhe strategjive kundërkombëtare dhe kundërshqiptare, siç janë ato të përçarjes brendashqiptare, ndarjes etnike të Kosovës dhe dominimin e skenës politike nga strukura mafiozo-politike  dhe nga rekrutë agjenturash kundërshqiptare.

Në këtë mënyrë, akuzat e lartpërmendura, në fakt, sintetizojnë gjithë akuzat tjera që i janë bërë LDK-së si parti që gjoja paskësh qenë kundër luftës dhe kundër ushtrisë së Kosovë dhe parti kundërkombëtare.

E vërteta që tashmë dihet se ndarjen etnike të Kosovës e ka bërë linja e Tiranës/Kretës, në terren dhe në atë politik qysh më 1999, kurse gjatë tërë viteve deri më sot ka bërë gjithçka për të fuqizuar, funksionalizuar, legalizuar, zyrtarizuar atë ndarje deri në konceptet e ndarjes së Kosovës, të ashtuquajturit shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh, si dhe me procesin negociator në Bruksel, i cili për faj të Hashim Thaçit dhe për hatër të Serbisë, u kthye nga një dialog teknik në negociata për territorin e Kosovës.

Në këtë kontekst, PDK kishte kundërshtuar më parë një projektligj për reformimin e pushtetit lokal të paraqitur nga ministri i atëhershëm i pushtetit lokal, Lutfi Haziri, sipas të cilave organizimi më i lartë lokal i serbëve, do të ishte në nivel të bashkësive lokale (përveç komunave që edhe më parë ishin komuna), e jo siç bëri PDK vetë nëpërmjet procesit negociator në Vjenë, t’i kthente bashkësitë lokale në komuna me kompetenca shtesë, pra me autonomi të lartë lokale.

Marrëveshja e 19 prillit 2013 ishte thellim i ndarjes etnike të Kosovës, përgatitje për krijimin e vijave të reja kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përaktësisht të vendosjes së themeleve të një “Republika Srpskës” në Kosovë, e cila me ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në FA, do të kishte edhe ushtrinë e saj, pra ushtinë e Asociacionit. Përpjekjet e Isa Mustafës dhe të qeverisë së drejtuar nga ai për të shmangur çdo mundësi që Asociacioni të kishte kompetenca ekzekutive, pra të ishte një pushtet i tretë, përaktësisht të bëhej një “Republika Srpska”, gjetën reagim të ashpër të serbëve, të cilët në mënyrë kaegorike refuzuan “Asociacionin e Isa Mustafës”, siç e quanin Asociacionin sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese të Kosovës.

Uniteti i krijuar ndërmjet të gjitha partive politike shqiptare në Kuvend me seerbët dhe me pakicat tjera kundër qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, ishte unitet për të rrëzuar variantin e Asociacionit sipas vednimit të Gjykatës kushtetuese dhe vazhdimin e angazhimeve për thellimin e ndarjes etnike të Kosovës me krijimin e vijave të reja kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qoftë sipas një skenari ukrainas, qoftë nëpërmjet shkëmbimit të territoreve, qoftë edhe nëprëmjet “Republika Srpskës”.

Tashmë kur ky proces ka avancuar tepër shumë dhe kur dokumenti themletar i Asociacionit ka shkuar në Brukel duke u injoruar tërësisht Kosova (sigurisht jo edhe Hashim Thaçi) dhe kur çështja e ndarjes së Kosovës është çështje që Hashim Thaçi e ka hapur dhe po e quan me lloj-lloj emërtimi, është e qartë se janë identifikuar përgjegjësit dhe tradhtia e tyre historike kombëtare, dhe kur po konfigurohet imazhi i plotë i linjës së Tiranës/Kretës që doli pas takimit Nano-Milosheviq në Kretë, më 1997. Prandaj, edhe orkestrimi i fushatës kundër LDK  ndërmjet strukurave mafiozo-politike dhe korpusit medietik kundër LDK është i fuqishëm dhe i hollësishëm.

Përballë fushatave të tilla, që nga mediet bëhet edhe me qëllim shantazhi për prëfitime materiale, LDK gjendet në pozitë të vështirë, sepse veglat kondomë brenda e rreth saj dhe produktet medietike të korpusit medietik kundër LDK ka në bërë gjithçka që aspekti i informimit dhe i rezistencës mediale ndaj luftës speciale kundër saj të rrënohet për fare dhe të mos mund të përballet sa dhe si duhet me fushata të luftave speciale kundër saj.

Veglat kondomë brenda e rreth LDK-së si dhe produktet medietike të korpusit medietik kundër LDK, misioni i të cilëve është fragmenatrizimi i LDK-së, margjinalizimi, pushtimi dhe rrënimi i saj, kanë kontribuar shumë që të shkapërderdhen gjithë burimet njerëzore që jo vetëm shpartallonin luftën speciale kundër saj, por edhe diktonin krijimin e opinionit dhe të mobilizimit të mbështetësve të saj dhe të filozofisë së saj.

Madje, edhe strukurat e brendshme partiake të informimit, siç janë Zyra për Infromim, QIK-u, të devalvohen në nivele të papërfillshme, joprofesionale dhe aspak dinamike, apo edhe të mos funksionojë fare (QIK).

Ka raste kur edhe medie dhe portale të ndryshme shantazhojnë politikanë të ndryshëm, qoftë për shkak të varsësisë nga strukurat mafiozo-politike, qoftë edhe nga frika nga konkurrenca, dhe të njëjtit i detyrojnë të derdhin shuma të mëdha financiare në llogaritë e tyre qoftë në formë të sponzorizimeve apo të reklamave të ndryshme.

Në këtë kontekst, janë mediet dhe portalet e korpusit medietik kundër LDK që jo vetëm zhvillojnë luftë speciale kundër saj, por edhe imponojnë politikën kadrovike, medietizojnë dhe afirmojnë rekrutë të agjenturave të ndryshme dhe të shoqërive sekrete, e të cilët pastaj i parashutojnë në LDK, falë edhe krjimit të opinionit për ta, falë nxitjes së çarjeve dhe konkurrencës jolojale brenda saj.

Prandaj nuk është e rastësishme që në LDK më të votuarit janë ata apo ato që ua kanë bërë fushatat miqtë e Stanishiqit, të Hashim Thaçit, të Kadri Veselit dhe të tjerëve si këta.