,,Komandantëve”, iu kanë cofur morrat

06.05.2018 23:31:40

Si festohej dikur Shën Gjergji në Turjakë? 

Nga: Sina Kastrati

Kujtime nga ditari im dhe të tjera

Vërtetë, sot më datën 6 Maj (2018) do të doja të flisja vetëm për përvjetorin e vdekjes së Fehmi Aganin dhe për festën e Shën Gjergjit, kryet e motmotit?

Do të flasim edhe për këto dy data, për përvjetorin e vdekjes së profesor Aganit, që nuk mund ta kalojmë kalimthi por edhe për festën e Kryemotmotit, Shën Gjergjin.

Ama, edhe kësaj radhe, temë e shqyrtimit tim të sotëm, përveç Fehmi Aganit e Shën Gkergjit do të jenë edhe temat e mëdha e të “rëndësishme” të javëve të kaluara dhe kësaj që sapo e lamë, deri më sot, Ditën e Shën Gjergjit.

Dje lexova dy shkrime për për Shën Gjergjin.

I pari me një autor serioz që flet për festën e Shën Gjergjit dhe për kalendarin Glegorian dhe të dytin, të Milazim Krasniqit.

Milazimi, ndër të tjera shkruante “Pasnesër është Dita e Shën Gjergjit, një ditë në të cilën shumë njerëz, të shtyrë nga naiviteti, injoranca dhe budallakia, kërkojnë “derman” nëpër varreza, tyrbe, etj. Këto veprime janë edhe të shëmtuara. Prandaj, o njerëz, lërini ato bestytni naïve dhe ato veprime të shëmtuara! Nuk shërojnë askend varrezat e tyrbet. Për sëmundje kërkohet shërim te mjekët. Ndërsa për të gjetur paqen me veten dhe shpëtimin në të dyjat botët, mbështetja bëhet vetëm tek Zoti Fuqiplotë, Një dhe i Vetëm!”

Nuk dua ta komentoj e as ti prishi punët me me Milazimin pasi që Milazimin e kam “shoq të ushtrisë” e të kohës kur ishim studentë.

Por si festohej Shën Gjergji, dikur në Turjakë?

Më 5 Maj, në mbrëmje të rinjët e Turjakës, qika e djem shkonim në Jazin e Mullinit të lumit Mirusha që nuk ishte më larg se me e gjua gurin, në fund të katundit dhe i mbushnin kanta e knata, gërqej, ibrika e kusia me ujë dhe ngjiteshim për në shtëpite tona.

Ishte “zakon” që kur e merrnim ujin që ishte ujë i bekuar, nuk “guxonim” me folur e as me kesh me njëri tjetrin se përndryshe duhej me e derdhur ujin e me u kthye e me i mbush edhe njëherë enët me ujë.

Ne djemtë, si më të “zotët” që ishim, i shtinim me kesh qikat dhe, të gjorat qika ktheheshin edhe njëherë me marrë ujë. Po edhe ato si duket kishin qef që sa më shumë me ndejtur jashtë mureve të oborreve e me u knaq me at natyrë që veç Turjaka e kishte. Livadhet plot barë, sa gjerë e gjatë disa kilometra të gjera e të gjata.

Uji paster i Mirushës e kënga e bretkocave që dilnin në breg të lumit Mirusha, na shoqëronin gjithë natën se, atherë nuk kishim as televizor e as manjetofona. Kënaqeshim më këngët e bilbilave në mal e të bretkocave në lum.

E lumi ishte plot me peshq, Krap e Troftë

Ndërsa në perëndim të katundit Turjakë ishin malet e buta me Ah e me Bung e ngjitur me to, bjeshkët me gurë, shkozë e shpardh, frashër, kregs e … lajthi.

E barinjët me tufat e tyre të dhenëve hynin në katund mu në kohën kur ne të rinjët i kishim mbushur enët me ujë e në duar mbanim gjethe e rrema të shelgjeve.

Delet vraponin të ni hanin gjethet e donin të na pinin ujin, por ne nuk i lenim por kishte ndonje kingj që e fuste kryet në enën me ujë dhe pinte deri sa ngihej.

Sa mirë.

Edhe shtazët e shpezët na kishin lakmi.

Deri vonë natën rrinim te Bregu i Rekës, kështu e quanim atherë kodrën mbi lumin Mirusha, duke luajtur, duke “bartur” ujë e duke u lagur … deri sa beheshim qull.

Pastaj, mblidhnim edhe rrema të shelgjeve, kukureta e hitha.

Rremat e shelgjeve i shtinim në ujin që e kishim marrë në Mirushë, gjithë natën e kakurekat i fusnim nëpër birat e dyerve të oborrit, nëpër kosha të kallamoqit, hambar të grurit, në gardh dhe ahura të dhenve dhive e lopëve.

Të nesërmen, Ditën e Shën Gjergjit, më 6 Maj, në mëngjes herët zgoheshim se më herët sepse, na thonin nënat: nëse qoheni herët sot, gjithë vitin do të ju shkon mbarë, mirë e me bereqet e nëse qoheni vonë, vera ka me ju shkua mrapsht.

Laheshim me hitha, të gjithë, e gjajen (loptë, buallicat, delet) i stërpiknim me ujin që e kishim marrë në lumin Mirushë.

Qabant, i nshonin gjâjen (bagtinë) sa më herët e kah ora 10.00, 11:00 i binin në Minges. Më së pari i qonim me pi ujë në lumin Mirushë e mandej vinim nëpër sh`pia.

Meqë ishte Dita e Shën Gergjit dhe dita e parë që i vinim me gja në minges, nëpër lugje, vetëm atë ditë iu grinim barrnat që i kishim mbledhur dhe i përzienim me pakë krune e krip dhe gjaja i hanin. Kjo sepse edhe gjaja duheshin të ishin të shëndetshme sikur barrnat (barërat), që ishin afër 16 lloje të barërave. Të gjithat i gjenim në bjeshkë.

Ne antarët e familjes për sillene Shën Gjergjit hanim përshesh me tamel e bukë kallamoqe dhe Kallpite (një lloj pite shumë e shishme, me kuleq të tëhalluar e rreth e rreth tepsisë).

Nga kjo ditë, Ditën e Shën Gjergjit, shkonim çdo ditë me u larë në Gjirin e Mullirit, të Mirushës që ishte në mes të Turjakës dhe Damanekut.

Aty vinin edhe nga fshatrat e tjera e bënim gara kush po noton më mirë e kush është më i fortë me u shyt. Mbaj mend Met Idrizin, bacën Lah, Islam Xhelirin po edhe Ademin, Azem Asmanin, Shefket Zenelin, Agush Mehmetin, Demir Ametin e Metë Alinë, Jakup Balinë e Vefajë Sadrinë, Ramiz Hasanin e Kamer Ilazin, Qerimin, Januzin e shumë shumë të tjerë të gjithë djem të zotët e të hishëm që qikat, i kqyrshin për bira të gardhit e nuk ato, nuk guxonin me ardhur me u la se kriske pushka.

Deri në këtë ditë, edhe nese bëhej vapë përcëlluese nuk hynim në hije, sepse na thonin plakat, ju zanë ethet.

Kështu vinin e shkonin Shën Gjergjat në Turjakë e ne po plakemi e Turjaka më nuk i ka ata djem e ato qika. Nuk e ka as Mullinin e Brahim Agës e as ate të Bjraktarit. Nuk është as Jazi i mullinit e uji e pastër i lumit Mirusha.

Ka ndryshua shumë, Turjaka e dikurshme, Turjaka e ime.

Më as qabanët si Asllan Islami, Halim Hamza, Salih Seferi … Zenel Sadiku e Kamer Ilazi nuk janë. Nuk ka as (dele Kamer Ilazi) e nuk shkojnë në bjeshkë Asllan Islami e Hasan Sejdia, Smajl Asmani e Gani Shaqa. As delet nuk mrizojnë te Mrizet e Mëdha e te në mes të dy pjesëve binake të lumit, aty ku kishte shumë shelgje …. e shumë mrize.

Prandaj më ka marrë malli për ato kohë e për ata njrëz, për bukën kallamoqe e tamlin e vlun në oxhak, me kusi. Për përpeqat, kallpitet, kerlanet e captune e bakllasarmet që piqeshin me saq e në tepsi, buket në qerep e pasuli zihej në vegsha e ujë pinim në gërqej, ibrika e kalenica.

E lumi kishte shumë, shumë peshq nga dy e deri në 5 kgr.

Fehmi Agani dhe dita e vdekjes

Profesor Agani, vdiç, pikërisht ditën e Shën Gjergjit. Sa keq.

19 vjet më parë, më 6 maj të vitit 1999 derisa po përziheshin shqiptarët për në Maqedoni bashkë me familjen e tij dhe dhjetëra mijëra të tjerë, Fehmi Aganin forcat paramilitare e ato të rregullta serbe e zbritën nga treni dhe më pas ai u gjet i vdekur.

Profesor Fehmi Agani u vra nga paramilitarët serbë, në shenjë hakmarrje për veprimtarinë e tij shkencore e politike  e kombëtare shqiptare kundër regjimit kriminal serb.

Por unë e pash se paska “përkujtua” edhe Hashim Thaqi, dhe disa herë u hamenda, ta kujtoj  dhe të shkruaj disa radhë për profesorin dhe ish dekanin tim, F. Aganin apo jo?

Dritëro Agolli paska pas lënë një amanet ”Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë… ” , po ti , profesor i nderuar Agani  nuk pate kohë për  amanete e me shkruajt testamente. E tash sigurishte se të ”qajnë” e të “lavdërojnë”, të ligjtë e “trimat” e tucat.

Profesor Agani, kujtimi e dashuria për ty, për punën tënde si profesor, nuk do të harrohet.

Kur është “presidenti”, ministri nuk duhet të flas

 E tash po shkojmë me rend se edhe në gazeta duhet me pasur një farë rendi, kënd duhet me qit te oxhaki e kush duhet me folur i pari.

Hashim Thaqi në një të pame te Malokt e Pllaqiqës nuk e la me folur ministrin e dejtësisë Abelard Tahirin se kur “flet presidenti, derdhet gjaki”.

Jemi me fat

E Ramushi, demek kryministër, paska thënë në Shtimje, “Brezi ynë i UCK ishte brezi më me fat, ishte brezi që e kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri”

Pajtohen të gjithë se ti Ramush e brezi apo shoka e juaj ishit me FAT se nuk latë gjë pa vjedhur e pa e hangër se Plaka me ni dhâm e ka hanger Shkodren. E hagët krejt përveç pllakave të vorreve që dikur ishin me RRASA të Banjës së “Fatmir Limës” në Pejë, Ramushi i paska p`vet gratë “A po ju bërtasin te shpija”?

Zoti e marrtë vesh çka ka mendua i ngrati e i unti për pushtet.

E Blerim Shala që s`la parti pa e ndërrua i paska dalë gjumi e iu paska qel goja “Përfaqësuesit e UÇK’së në Ramboulliet na thanë se më nuk mund të luftojmë me Serbinë.

Blerim, hajr bëfsh se ketë të gjithë e kemi ditur.

 Malisheva Press,më habiti qysh paska guxua me folur për ”Limën”? “Lidhjet e fshehta biznesore nga djali i Fatmir Limajt (Dokument)”

-Jo tybe, ato kanë qenë ashiqare dhe i kemi parë në pikë të ditës e në dritë hënës por, për përveç “komandantëve” të uçk-së që s`e kanë “ditur”, krejt Llapusha e kanë marrë vesh, dhe kanë ditur e dinë edhe më shumë se sa ka shkruajtur “Malisheva… “.

“Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar).

Ky është pakës më i gjatë por nuk munda e as nuk desha me e pre me gërshërë.

Dianë, më fal!

Duke lexuar një shkrim se si qenka vrarë një Nuredin Lushtaki i gabuar, mu kujtua Diana Rexhepi  e cila i përgjigjet ish zëdhënësit të UÇK-së, “zotriut” Jakup Krasniqi, lidhur me prononcimin e tij në disa portale.

“Në jetën time politike mbi dyzet vjeçare, i përjetova në forma të ndryshme sulmet e katër policive sekrete të nëntokës.

E para ishte UDB-a serbo/jugosllave. Arsyeja e të parës ishte pse u anëtarësova në organizata të fshehta për të vazhduar e përhapur idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi me Nënën Shqipëri”- paska thënë Jakup Krasniqi.

E Diajana e paska math mirë Jakupin. Qe çka i paska shkrua Jakupit.

”Zotri Jakup Krasniqi, po thoni këtu që jeni antarësuar në organizata të fshehta për të hapur, vazhduar idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi me nënën Shqipëri. A po e dëgjoni veten çka keni thënë këtu: Ide për bashkim. Fshehtë. Domethënë, fshehtë edhe prej Shqipërisë që doni me u bashku me atë shtet që e quajtët “nonë”.

Zotri Jakup Krasniqi, a jeni në orë të poezisë apo keni mendu që luhet lojë virtuale? Ideja e partisë tuaj të fshehtë, më së shumti i ka konvenuar Serbisë, gjegjësisht Jugosllavisë. Për me mundur edhe kështu edhe ashtu ta suspendojë autonominë e Kosovës, dhe ta bëjë Serbinë e Madhe në kurriz të Kroacisë, Bosnjës, Malit të Zi, dhe Maqedonisë. Ju dhe ajo organizatë e juaj e fshehtë i duhej, i konvenon Serbisë, të tregojë me gisht: që, qe këta po dojnë me rrëzu Jugosllavinë. E planet e tyre për Serbi të Madhe janë shumë më të vjetra se organizata e juaj e fshehtë për bashkim. Me atë organizatë të fshehtë ju i keni bë dëme Shqipërisë, në atë kohë. Sepse propaganda jugosllave e tregonte me gisht kah Shqipëria. Mos më kallxoni që ju keni qenë të lidhur me dikë nga Shqipëria, mosni ato prralla.

Ata, Shqipëria, dhe Shqiptarët e Shqipërisë i kanë pas hallet e veta, e jo me u marrë me andrra të një organizate të fshehtë që i përngjante romanit për fëmijë: “Druzhba Pere Kvrzhice”.

 E tash, Ju personalisht zotri Krasniqi apo dikush nga ajo organizata e fshehtë e juaj jeni bërë tërësisht kundërproduktiv dhe e keni cenu çështjen e Kosovës, dhe Luftës në Kosovë, kur jeni bërë zëdhënës i UÇK-së. Kur me këso deklarata amatore keni shku në opinion, në kohën më të keqe.

Ne në redaksi të HRT shumë herë jemi djersit kur Ju dilshit në opinion me këso deklarata, thua se ishit faktor kyç botëror që mund të bënte çka të donte. Deklaratat e Juaja, zotëri Krasniqi, i kanë bërë dëm të madh imazhit të UÇK-së, që ne jemi munduar në HRT ti tregojmë botës që UÇK ishte një ushtri relevante, e përpiktë në qëllime dhe e aftë ta mbrojë Kosovën nga sulmet luftarake të ushtrisë dhe paramilitarëve serb. E Ju, i veshur në uniformë të UÇK-së dinit para kamerave thuajse po xhirohet ndonjë film gjysmartistik dhe gjysmëhumoristik, me deklarata të Juaja që do të fshihen kufijtë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, dhe në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sa dëm i keni bërë imazhit të Kosovës dhe UÇK-së, me këto deklarata totalisht amatore t’Juaja është parë edhe më vonë.

Mos të kish qenë NATO në shumë oborre të shtëpive shqiptare në Kosovë asnjë pulë nuk kish mbet gjallë. Dua t’Ju tregoj një send. Në fillim, kur dolëm në HRT, dhe pas aktit të kryer në Minhen në dhjetor të vitit 1997, mua më është ofruar vendi i zëdhënësit të UÇK-së. E refuzova me fjalë që shumë më shumë dhe më shumë se më shumë, mundem me bë si gazetare për Kosoven, përmes HRT dhe qendrave distribuese televizive të botës. E ju kanë zgjedh Juve. Kush Ju ka emruar është treguar amator sikurse edhe Ju, më falni për këtë, se me keqardhje jam tuj i fol këto fjalë. Më vonë, pas disa deklaratave tuaja tejet të dëmshme dhe kundërproduktive, disa nga shokët nga UÇK u fjalosën me mu duke më akuzuar pse kam refuzuar vendin e zëdhënësit të UÇK-së. Aty u pa që mbrenda UÇK-së nuk kishte konsenzus dhe një vijë komanduese, sepse nuk kishin pas nevojë mua me më akuzuar, por me ju shkarkuar momentalisht nga ai vend, post, dhe me emëruar dikë tjetër.………………………………………………………………………

….sovranitetin e shtetit shqiptar, Shqipërinë, “nënën” që aq shumë po e dojshit, duke e shti gati në luftë, pa asnjë shenjë pëlqimi për atë akt nga vet shteti shqiptar gjegjësisht Shqipërisë.

Ju thashë edhe njëherë që në redaksi të HRT shumë herë jemi djerist, ekipi i redaktorëve, dhe unë si gazetare dhe përkthyese e deklaratave tuaja pompoze.

Në fund me shumë keqardhje për Juve po e shkruj këtu komentin e një gazetari kroat, analisti politik, në ditë kur është vra Ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi, citoj:

“Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar).

Erdogani, Edi Rama duhet të bëhet synet

Opinionisti Lis Bukuroca në një opinion që as Noli më mirë nuk do ti paraqiste “Zogun dhe ministrat e Zogut” shkruan se Erdogani don me e bë synet Edi Ramën.

Lajmin shpërndanë të gjitha mediat. Nga dhoma 787, u shfaq sulltani i Turqisë para njëmijë gazetarëve dhe foli si Zaratustra: “Vilajetin e Tiranës dhe të Prishtinës i kam xhan. Një ditë do ta bëjmë Aranautistanin tamam!Edi Ramën e kam kardash insan! Sot kam marrë këtë vendim: Në qershor Edi do të bëhet synet në Stamboll, aty ku është koka e Ali Pashë dhe krejt harxhin, merr mbi vete qeveria jonë. Prej asaj dakike, ai nuk do të jetë më vetëm kardash insan, as bajagi kardash, por bashkardash, ose tamamkardash! Shkurtimi do të transmetohet live në krejtë dynjanë!”, përfundoi Rexhepi me një pamje shumë të rëndë dhe hyri në dhomën 788!

Mas kaj se edhe Hanifen do ta bâjm synet

O Zot, kështu e afro 70 apo 80 vjet më parë kishte ndodhur në Turjakë.

Shaban Shaqa, djali i madh i Shaqë Kamerit, ather djalë hasreti, kur donin ta bënin synet filloi të qante se tutej e baba, Shaqa i thotë: -Shuj djali jem se qitash kemi me e bâ synet edhe … Hanifen.

E njëri nga të afërmit, Miftarim ë duket i kish pas thënë:- Po a pak e ka qyredit Zoti veç edhe ti pa don edhe ma shumë me e qyredit a?

Nuk do të ndalemi deri në Nish

Por trimëria s`paska skej. Kadri Veseli i paska qu selam Serbisë, “Nuk do të ndalemi deri në Nish”

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në fjalimin e mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, ka thënë se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.

“Masakra e Recakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare. Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë. Vetëm edhe një muaj festojmë dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Eh more Kadri, po sikur ti të kishe në Recak e ta kujtoje ndonje betejë të fituar, gjithkush do të duartrokiste, do ta hiqte kapelën e do të përulej para teje por aty ka ndodhur masakër, gjenocid që e ka ka ngritur në këmbë diplomacinë ndërkombëtare (Kryem. Britanik, Blerin dhe presid. Amerikan. Klintonin, për me i ndalur masakrat.

Dhe vazhdon me mërmërit Kadria “Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk kanë përfunduar. Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish.

 Për deputetët Xhavit Haliti dhe Anton Quni, (do të flas por, tjetër herë) që janë shtye me brryla e janë gjuajt “me fjalë”, përsëri rreth fakteve që ky i fundit pretendon se i solli sot në Kuvend për 8 milionë eurove (duhet të jetë marka) nga Xhavit Haliti, prej Ministrisë së Mbrojtjes së udhëhequr nga Ahmet Krasniqi.

Deputeti Haliti i ka thënë Qunit që nuk ka sjellë fakte dhe duhet t’i informojë mediat mirë.

Xhaviti disa here i tha deputetit Quni e ish ushatrakut  “po rren”, “rrenc” por me një gjuhë deputeti e diplomatike e fjalor “akademiku”, po gënjen.

I kanë mbajtur “sekret” e I kanë “mshef” deri më tani,”emrat” gjatë “luftës” Dhjetëshi, Njëmbëdhjetëshi, Ftyra, Korbi, Gjermani, Gazetari, Rreziku…

“Bota sot”, ka arritur të përmbledhë disa nga komandantët dhe ushtarët e UÇK-së, të cilët kishin përdorur nofka të ndryshme, e që disa prej tyre janë edhe mbajtën emra interesante.

Këto ishin nofkat me interesante gjatë luftës, të cilat deri më tani kanë qenë një “sekret”, shkruan “Bota sot”.

Hashim Thaçi (Gjarpri), Azem Syla (Daja i madh), Kadri Veseli (Luli), Xhavit Haliti (Zeka), Fatmir Limaj (Çeliku), Ferat Shala (Pëllumbi), Jakup Krasniqi (Kupa), Sylejman Selimi (Sulltani, Rexhep Selimi (Dhjetëshi), Sokol Bashota (Njëmbëdhjetëshi), Elimi Reçica (Petriti), Shukri Buja (Gazetari)

Isak Musliu (Qerqizi), Haxhi Shala (Topi), Gani Krasniqi (Baca), Ramush Haradinaj (Smajli), Ismet Jashari (Kumanova), Lahi Ibrahimaj (Magjupi), Idriz Bala (Togeri), Mirash Dakaj (Korbi), Skender Hoti (Tigri), Halil Çadraku (Fatosi), Gani Paqarizi (Rreziku), Xhem Gashi (Gjermani), Gani Kastrati (Eprori), Sali Veseli (Ushtaraku), Naim Maloku (Besniku)

Ilaz Kadolli (Prokurori), Naser Krasniqi (Bashkim Fina), Naser Shala (Ftyra), Rrustem Mustafa (Rremi), Daut Haradinaj (Davidi).

Për disa këta ”komandantë kam folur edhe më përpara por sot, veç dua me i kujtua, disa nga ata, ”Haxhi Shalën (Topi) ose Dashnorin e Venedikut”,Gani Paqarizin (Rreziku) dhe …  Xhem Gashin (Gjermani).

Për Haxhi Shalën, dorën në zemër nuk di më shumë se sa një shaljane, vajzë bukuroshe nga Gjermania që foli (live) në një televizion dhe hiç nuk po mundet me e harrua “Topin” .

Eh ”Topi”, topi.

Top don top oj hallë    

Kur ishte martua Halil Hyseni nga Damaneku, daja e babës Ukë, vëllai i gjyshes time, Xhezides pas një jave gruaja i kish pas ikur ime gjyshja, Nana Didë, ndjesë pastë ishte e pa sherr, e thoshte: -Kush âsht si Halili jem? –Pse me i ik gruaja?

E gjyshi, Imer Seferi, ia priste: –O ajo don “top”, “top”, oj hallë.

-Top?

Gani Paqarizin (Rreziku) e kam pasur nxënës në shkollën fillore tetëklasëshe në Lubizhdë. Ka qenë ndër nxënësit më të zotët dhe, edhe atherë tregonte se ka pasur “shpirt luftarak”.

Po Ganiu vdiç apo u vra pa gajret e pa e shkrepur asnjë fishek. U vra nga një shka që e kishte zënë rob në Rahovec me Isuf Gashin e Drenofcit të Zatriqit dhe i voziste me limuzinë.

Por kanë mbetur edhe shumë “sekrete” të “komandantëve” por dasht Zoti e nuk varrosen “sekretet” se pale, edhe atherë ka pasur “qatipa”.

”Gani Paqarizi (Rreziku) dhe …  Xhem Gashi (Gjermani) në katundin Drenofc i Zatrqit kanë keqtrajtuar shumë katundarë të Drenofcit dhe të katundeve përrreth. Në shkollën e katundit këta dy “komandantë” me disa të tjerë në shkollën e fshatit i kanë shkalë dajak “fajtorë” e të pafajshëm.

Po kush ishin këta dy “burra”?

Ganiu ishte djali i Gjemë Tirqit nga Lubizhda. Kishte imigrua diku në perëndim dhe prej andej vjen me i dalë në zot e ndihmë “vendlindjes”. I ndejti besnik dhe deri sa u vra, (pa gajret), e me ndejti aty.

Ndërsa Xhem Gashi (Gjermani) është nipi i Din Arifit nga Sferrka e Gashit dhe baxhanak i Jakup Krasniqit.

Ky ishte “transferua” nga “komandantët”, në fshatrat e Artakollit, komuna e Vushtrrisë. Tash ai ka ikur diku në Evropë. Ky me siguri, me ndihmën e “Kupës” ka dalur jashtë sikurse Xhabir Xharku, që tash kthehet por nuk e gjen “nënen parti”  qysh e ka lënë. “Kupa” e “Çeliku” janë ndarë dhe e kanë ndarë dhe e  kanë marrë edhe “hisen” e uçk-së .

Mora disa letra për ketë “komandantë” por më luteshin që mos ti publikoj letrat e tyre e as emrat, se është herët më thonin ata.
I premtova se nuk do të tregoj asgje dhe do ta mbaj fjalën. …….

Na mbet veç … edhe Naser Shala (Ftyra).

Por as Naser Shala nuk i muar votat e mjaftueshme të deputetëve për postin e drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Si duket edhe ”Ftyrës” i ka cof morri dhe më as Kakupi po i tutet

Naser Shala i cili njihet me pseudonimin e luftës “Ftyra” ka qenë i akuzuar për krime luftë në rastin “Kleçka” së bashku edhe me zëvendëskryeministrin aktual Fatmir Limaj dhe tetë të akuzuar tjerë.

Me siguri ka harrua se më nuk është ”gjallë”, shefi i shefave, Adem Grabofci se me siguri nuk do të ”konkuronte”.

Malmö, 6 Maj 2018