Komisioni Evropian vlerëson pozitivish Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë zëvendësministri Bjaram Gecaj

10.11.2016 12:54:35

Në një koment të titulluar ” Puna e Mirë shpaguhet”, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka mirëpritur vlerësimin pozitiv që ishte bërë punës së MAPL-së në kapitullin për vetëqeverisje lokale të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian. Sipas z. Gecaj, ky Raport vlerëson progresin në tri fushave: integrimi i komunave veriore, ligjshmëria ekomunave dhe implementimi i agjendës evropiane.

Ky është komenti i plotë i z. Gecaj: 

“PUNA EKIPORE SHPAGUHET

Komisioni Evropian vlerëson pozitivisht Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Në Raportin për Kosovën, kapitullin për vetëqeverisjen lokale, janë tri fushat kryesore në te cilat nënvizohet progresi i punës që ndërlidhet direkt me mandatin e MAPL-së: integrimi i komunave veriore dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes; ligjshmëria e komunave; dhe implementimi i agjendës evropiane.

Në raportin e progresit thuhet: “Është bërë progres në qeverisjen lokale e veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë Qendrore dhe Lokale, duke përfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe. Ka pasur përmirësim të mëtejshëm edhe sa i përket përputhshmërisë ligjore me ligjin për vetëqeverisjen lokale. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka udhëhequr hartimin dhe implementimin e planeve komunale në lidhje me obligimet e lidhura me BE-në për 38 komuna”.”