Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Për zgjedhjet që do mbahen nesër me 11...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Për zgjedhjet që do mbahen nesër me 11 qershor, gjithçka është gati

10.06.2017 10:42:05

Më shumë se 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Kështu ka njoftuar KQZ-ja, e cila ka bërë të ditur se ka certifikuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe ka bërë gati të gjitha materialet e nevojshme.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar  se tashmë ka hartuar planin operativ, ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të PK-së pritet të angazhohen këtë të diele.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, kanë thënë se pavarësisht afatit të shkurtër kanë arritur t’i kryejnë të gjitha përgatitjet operuese për vëzhgimin e procesit zgjedhor.

Me këtë rast, DnV-ja ka njoftuar se do t’i mbulojë të gjitha qendrat dhe vendvotimet, duke përfshirë edhe vendvotimet në komunat veriore, por edhe komunat tjera me shumicë serbe. Ndërkaq në veri pritet të jetë i pranishëm edhe misioni i OSBE-së, mirëpo jo për t’i monitoruar zgjedhjet, por për të ofruar mbështetje teknike.