Destan Rrahmani: Burrat e tillë kanë vetëm ditëlindje dhe kurrë vdekje. Urime nga zemra dhe shpirti ditëlindjen vëlla Ismet H. Rrahmani!

10.06.2017 10:49:47

Vëllau i dëshmorit Ismet H.Rrahmani, Destani, nëpërmjet një postimi në facebook, ka uruar Ismetin për ditëlindjen, me bindje se burrat si ai kanë vetëm ditëlindje.

Më tej, Destani jep një jetëshkrim të Ismetit dhe të angazhimeve të tij për çlirimin e Kosovës.

Këtë dedikim për ditëlindje, Destan Rrahmani e mbyll me fjalët e Ismetit: “Ruamani gjakun se do të duhet për ta shkrujtur historin e vertetë shqiptare.
Edhe 99 herë nëse me vrasin përseri do të ngrihemi.
Kushë është frikacak kundrejt së drejtës,bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij.”

Ky është i plotë postimi i Destan Rrahmanit:

Me 11 Qershor 2017 bëhen plotë 55 vite,ku me 11 Qershorin e vitit 1962,në Aqarevë të Drenicës lindë,dhe vjenë në jetë,një djalë sy shqiponjë,gjoksin shkembë,me disa dhunëti të veqanta,qe zoti ja kishte falë,aji djalë e kishte emrin e Ismet H.Rrahmani,i lindur nga dy prindit tonë nga Babai Hamiti dhe Nëna Cyma. Ismeti fëmija i dytë,gjithësejë 6 vëllezër.
Koha e vertetoi kur u bë burrë,për virtytetë,zgjuarsin,shkollën,besën,burrënin,trimërin qe kishte,shumë njerzë ja kishin lakmi,dhe disa gjelozi me hile,qe koha e vertetoi.
Emëri i tij,prezenca e tij,ku do qe ishte,ishte frikë për sigurimin serbë.dhe për bashkëpuntorët e tyre,qe nuk ja ndonin të mirë ketij vendi,prandaj me qdo kusht,dhe me qdo qëmim,donin eleminin e tij,se ishte pengesë e pakalushme për ta,dhe ashtu ndodhi me 27 Gusht 1998 në moshën 36 vjeqare,vritet në pritë,në ditën me diellë,dhe ra dëshmorë për të mos vdekur kurrë,përballë vendit ku u ndertua Kulla e tij,prandaj Ismet nuk ka vdekje,ka vetëm ditëlindje.

Pjestarë i forcave speciale për antiterorrizëm në Zagrebë të Kroacisë,ishte njohesë përfektë i artit Ushtarakë,dhe një qitës i shkelqyerë,ishte pjesë e pajtimit të gjaqëve përkrahë burravë të mdhenjë të kohës qe benë histori,njëriu me më ndikim,qe kishte koha,ishte djalë i pa shoqë.Mësuesi Dëshmorë.Institucionlist,njëri nderë themeluesit dhe Ushtarakë i UÇK-së.Drejtorë shkolle dhe Akademisë Ushtarake në Aqarevë,luftëtarë i zoti qe vrau ushtarakë serbë,luftëtarë i pendës dhe i pushkës,qe bëri gjithqka për shkollën shqipe dhe luftën për liri,të tillë janë burrat e dheut në kohë dhe histori të pa koriturë kurrë,por gjithëmon faqe bardhë !

Ruamani gjakun se do të duhet për ta shkrujtur historin e vertetë shqiptare.
Edhe 99 herë nëse me vrasin përseri do të ngrihemi.
Kushë është frikacak kundrejt së drejtës,bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij.