Komuna e Prishtinës organizon dëgjime publike buxhetore
22.08.2017 14:04:49
Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.
Siç ka njoftuar Komuna, diskutimet buxhetore do të mbahen më 28, 29 dhe 30 gusht.